Projekti/ Ja cilat do të jenë rrugët e 
shkollat që do ndërtohen në Tiranë

Projekti/ Ja cilat do të jenë rrugët e <br />shkollat që do ndërtohen në Tiranë
TIRANE- Në buxhetin afatmesëm 2016-2018, Bashkia e Tiranës ka parashikuar që të ndërtojë dhe rikonstruktojë me dhjetra rrugë dhe shkolla. Gjithashtu do të bëhet rikualifikimi urban i 23 shesheve dhe blloqeve të banimit. Për sa i përket rrugëve do të vazhdohet me rikonstruktimin e tyre, ndërkohë që do të shtrohen edhe rrugë të tjera. Po kështu gjatë 2016-s, parashikohet që të nisin punimet dy shkollave të reja dhe rikonstruktimi i dhjetra të tjerave. Po kështu Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe projektet strategjike, të cilat janë:
 
Bulevardi Verior dhe Rehabilitimi i Lumit të Tiranës
Zgjatimi i Bulevardit drejt veriut do të hapë një zonë të re prej 885 ha për zhvillimin dhe rigjenerimin urban, duke e kthyer zonën veriore të Tiranës nga një zonë kryesisht informale në një nga zonat më të urbanizuara të qytetit. Ky projekt, përveç se do krijojë hapësira të reja për zhvillim dhe shërbime, do t’u ofrojë banorëve të Tiranës një park qendror si edhe akses më të lehtë në lumin e Tiranës dhe zonën e gjelbër përreth tij.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)