Një projekt i quajtur si ‘Let’s Talk Together About US24.’ nuk ka lidhje me ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ka qenë vetë ambasada e cila ka ngritur alarmin dhe ka informuar qytetarët që të bëjnë kujdes të mos bien pre, pasi ky grup s’ka lidhje me DASH apo programet arsimore te SHBA.
Ambasada e SHBA-së nënvizon se po bashkëpunon me policinë për hetimin e përmasave të kësaj skeme mashtruese.
Më tej ambasada e SHBA-së u bën thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Në përfundim të reagimit ambasada e SHBA-së thotë se çdo qytetar të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.
'Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.
U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.'- njofton ambasada e SHBA.
Lajmi kryesor: