'Let’s Talk Together About US24' / Skemë mashtrimi me bursa studimi në SHBA! E implikuar dhe zyrtarja e Drejtorisë Arsimit Parauniversitar, i kontrollohet banesa

'Let’s Talk Together About US24' / Skemë mashtrimi me bursa studimi në SHBA! E implikuar dhe zyrtarja e Drejtorisë Arsimit Parauniversitar, i kontrollohet banesa

Foto ilustruese

Tirane- Një skemë mashtrimi me bursa studimi në SHBA është zbuluar në Tiranë dhe dyshohet se është ngritur nga një zyrtare e arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit në bashkëpunim me një tjetër shtetase,

Bëhet fjalë për projektin e njohur si “Let’s Talk Together About US24.

Fillimisht ishte ambasada amerikane e cila përmes një njoftimi për median bëri të qartë se projekti nuk ka lidhje me të dhe ngriti alarmin për të informuar  qytetarët që të bëjnë kujdes të mos bien pre, 'pasi ky grup s’ka lidhje me DASH apo programet arsimore te SHBA'

Ndëkohë policia e shtetit përmes një njoftimi për median informoi se me vendim gjykate ka ushtruar kontroll në banesën e zyrtares. 

"Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.  

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.

Policia thotë se vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
‘Skemë mashtruese’, ambasada e SHBA-së: Projekti 'Let’s Talk Together About US24' s’ka lidhje me ne! Kini kujdes, mos bini pre

Një projekt i quajtur si ‘Let’s Talk Together About US24.’ nuk ka lidhje me ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ka qenë vetë ambasada e cila ka ngritur alarmin dhe ka informuar qytetarët që të bëjnë kujdes të mos bien pre, pasi ky grup s’ka lidhje me DASH apo programet arsimore te SHBA.

Ambasada e SHBA-së nënvizon se po bashkëpunon me policinë për hetimin e përmasave të kësaj skeme mashtruese.

Më tej ambasada e SHBA-së u bën thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Në përfundim të reagimit ambasada e SHBA-së thotë se çdo qytetar të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.

'Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.'- njofton ambasada e SHBA.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës