Ky është imazhi që do të ketë Ambasada Italiane në Tiranë. Vendi do të jetë po i njëjti, në fashën e dytë të objekteve arkitekturore të Bulevardit. Projekti i studios italiane ARS, u prezantua pranë ‘Politeknikut’, ku edhe u inicua nisma. Është përzgjedhur përmes një gare, ku pati 28 propozime.
Objekti, investim i Ministrisë së Jashtme Italiane do të vijë si një seli e vetme. Pjesë e tij do të jenë, Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës dhe Agjencia për promovim jashtë Italisë dhe Ndërkombëtarizimin e Sipërmarrjeve Italiane.
“Më duhet ta them, se pamë shumë projekte të bukura, por ne ishim shumë kërkues, sepse kjo nuk është një ambasadë çfarëdo. Italia është vendi më i rëndësishëm në Shqipëri, një pikë referimi. Kështu Ambasada e re duhet të ishte dhe do të jetë një ndërtesë ikonike, që të shpalosë më të mirën e Italisë, idenë se çfarë përfaqëson Italia në botë, e veçmas në Shqipëri. Duhet të ishte një ndërtesë e bukur, por edhe simbolike.”, u shpreh Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Është konceptuar si një urë lidhëse mes dy vendeve. Nuk do të ofrojë thjesht siguri institucionale, por do të ketë një qasje më sociale ndaj shqiptarëve edhe në arkitekturë.
“Sfida e dytë për ne ishte se si të kombinonim zgjedhjen e volumit, gjuhës arkitektonike, materialet, që të përfaqësonin kulturën e ndërtimit dhe traditën italiane dhe në të njëjtën kohë të konceptonim një ndërtesë që integrohet në shpirtin e vendit.”, u shpreh arkitekti dhe Administratori i Deleguar i A.R.S.
Transparenca, hapja e objektit tej kufirit aktual, harmonizimi i elementëve tradicionalë të ndërtimit italian, dhe përshtatja me realitetin shqiptar deri edhe në ulje të konsumimit energjetik përmes paneleve diellore janë disa nga detajet.
Projekti i prezantuar para studentëve në kuadër të Javës Italiane, do të zbatohet në një të ardhme të afërt.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.6%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5374
Lajme të tjera
-
Transporti detar, nis lundrimin trageti i ri ‘Durrës-Ancona’! ‘Adria Ferries’ prezanton ‘AF MIA’, një filozofi e re udhëtimi
4 Dhjetor 2023, 17:17
-
Firmoset marrëveshja mes Manjës, Manastirliut dhe ambasadorit italian për edukimin në shkolla kundër korrupsionit
4 Dhjetor 2023, 12:38
-
Si e paralajmëroi ambasadori italian ndarjen nga jeta të Enver Hoxhës: Mehmet Shehu ishte miku i tij më i mirë! Ai i ka shkatërruar të gjithë rivalët dhe pas vdekjes
14 Nëntor 2023, 12:15
-
Italo Calvino, bota e mjeshtrit italian në ilustrime! Në Qendrën e Librit ekspozita me 31 punime të përzgjedhura nga 500 artistë nga e gjithë bota
18 Tetor 2023, 17:07
-
Engjëll Agaçi nderohet si 'Kalorës i Meritës' i Republikës nga presidenti Mattarella! Historia e panjohur e 'eminencës gri' pranë Edi Ramës
4 Tetor 2023, 18:38
-
Vdekja e ish-Presidentit Napolitano, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: Mik dhe mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE
26 Shtator 2023, 20:06
-
‘GDF’ mbyll misionin e monitorimit nga ajri në Shqipëri! 185 orë fluturime, Në 2023 u asgjësuan rreth 300 mijë rrënjë kanabis sativa
19 Shtator 2023, 12:48
-
Ministri i Brendshëm takon ambasadorin italian: Bashkëpunim të ngushtë dhe strategjik me strukturat ligjzbatuese italiane
19 Korrik 2023, 10:09
-
Ambasadori italian takim me Ballën: Konfirmova mbështetjen e Italisë në lutën kundër krimit të organizuar
18 Korrik 2023, 16:22
-
‘Zemra’ e Romës në Tiranë, miqësore me vajzat e Partizanit dhe jo vetëm! Klubi italian në ndihmë të njerëzve në nevojë
7 Qershor 2023, 14:03
-
Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara ‘Vrapo për autizmin’, i bashkohet edhe ambasadori Bucci
4 Qershor 2023, 11:51
-
Personazhe publikë, muzikë nga Sanremo e fishekzjarrë! Si u festua 77-vjetori i Republikës Italiane në Tiranë, ambasadori Bucci: Shqipëria e Italia, si një popull i madh
3 Qershor 2023, 11:38