Projekti për Fierin, shemben
40 objekte, ja si do të bëhet

Projekti për Fierin, shemben<br />40 objekte, ja si do të bëhet<br /><br>
FIER-Ka nisur këtë të hënë aksioni për lirimin e hapësirave publike në kuadër të projektit për qendrën e qytetit rehabilitimit  të lumit Gjanica. Janë 40 objekte që do të shemben, aksioni i parë që ka nisur që në orët e para të mëngjesit përfshin shembjen e 24 objekteve 17 prej të cilëve kanë  depozituar dokumentacionin për dëmshpërblim. Pjesa më e madhe e objekteve janë në qendër të qytetit, ndërsa pjesa tjetër në dy anët e lumit Gjanica.

Pronarët e objekteve u njoftuan disa ditë më parë  për të  nisur çmontimin e të gjitha materialeve brenda bizneseve të tyre dhe banesave. Për katër objekte, specialistët e IKMT kanë vendosur të përdorin lëndë eksplozive. Objektet që do të prishen nga IKMT janë dy dhe disa katëshe me funksione të ndryshme shërbimi. Nuk është regjistruar asnjë incident mes qytetarëve dhe inspektorëve në terren.

Faza e parë e këtij projekti do të nisë me lirimin e hapësirave për zbatimin e projektit të qendrës së Fierit. Faza e dytë e projektit konsiston në sistemimin dhe rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica , pasi pjesa më e madhe e ndërtimeve janë bërë në brendësi të shtratit te lumit duke sjellë edhe përmbytje thuajse cdo vit. Ndërsa faza e tretë dhe përfundimtare do të  jetë krijimi i një hapësire të gjelbëruar përgjatë të gjithë shtratit të lumit Gjanica. Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi fondin financiar prej 4 miliardë  lekësh  për të kompensuar  të gjitha  objektet pranë lumit Gjanica. 

[gallery]25431[/gallery]

 

prishan ndertimeve fier
Shembja e objekteve nga aksioni i sotem

d.b/shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar