Banorë dhe qytetarë të Vlorës protestuan paqësisht për të disatën ditë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në zonën e qendrës historike të qytetit.
Protestuesit kanë kërkuar anulimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Vlorës për këtë projekt. Sipas tyre, ndërtimi i muzeut në këtë zonë rrezikon të dëmtojë historinë dhe identitetin e Vlorës, ndërsa shprehen se vendndodhja e përzgjedhur është shumë pranë qendrës historike dhe hapësirave me rëndësi për qytetin dhe Klubin Labëria.
Protestuesit deklarojnë se nuk do të ndalen me këtë tubim dhe paralajmërojnë vijimin e kundërshtimit të projektit. Ata kërkojnë që, përpara marrjes së çdo vendimi përfundimtar, të shqyrtohen edhe alternativa të tjera për vendndodhjen e muzeut.
Të premten, kundërshtarët e projektit zhvilluan një protestë edhe në Tiranë, duke kërkuar rishikimin e projektit dhe vendndodhjes së tij.









Komente
Komento