Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamjet e projektit se si do të duket stadiumi ‘Selman Stërmasi’ pas rikonstrukrimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës ndërkombëtare do t’i japë Tiranës një tjetër qendër të bukur urbane, plot jetë e atraksione.

OMA u zgjodh kompania fituese e garës ndërkombëtare për projekt ide arkitekturore për rilindjen e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ më 4 prill.

Kryetarja e jurisë ndërkombëtare Amanda Levete pasi shpalli kompaninë fituese bëri edhe sugjerime lidhur me projektin e tyre.

Stadiumi “Selman Stërmasi” do të transformohet, duke u kthyer në një strukturë urbane të rigjallëruar, me sheshe publike të gjalla, hapësira të gjelbra dhe zona me përdorime të përziera për të stimuluar vitalitetin social dhe ekonomik.