TIRANE - Ambulancat dhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin do të monitorohen për mënyrën se si funksionojnë dhe si u ofrojnë shërbimin qytetarëve. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi e konsideron këtë nismë si një mënyrë për të parë realitetin edhe të njësive më të vogla shëndetësore.
“Ne kemi kryer një reformë tashmë në shërbimin shëndetësor, e cila ka disa vite që vazhdon, rreth gjashtë-shtatë vjet, por që ka nevojë të shihet pak si ka shkuar dhe ka nevojë dhe të shikohet pak çfarë përmirësimesh duhen bërë, çfarë adresimesh të reja duhen marrë përsipër”, u shpreh Milva Ekonomi
Zv.ministre e Shëndetësisë.
Mirela Arqimandriti që do të drejtojë këtë program tregon edhe metodën se si do të bëhet monitorimi.
“Kemi 415 qendra shëndetësore kyçe. Por këto 415 shëndetësore kyçe kanë degët e tyre të vogla të shpërndara, në fshatra, ne lagje të ndryshme të një qyteti apo në zona të thella. Ne do të pozicionojmë 515 vëzhgojmë do të mbledhin informacionin e përshtatshëm që do e lejojë KZLN te vlerësojë performancën e qendrave shëndetësore”, tha Arqimandriti.
Në fund të këtij projekti, i cili kryhet në bashkëpunim me USAID do të dilet me rekomandime konkrete për Ministrinë e Shëndetësisë se si mund të përmirësohet më tej ky shërbim shëndetësore për qytetarët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO