Projekti eshte i ndare ne dy faza: në fazen e pare te trajnimit te gjuhes se shenjave qe sapo ka mbaruar dhe fazen e dyte me aktivitete te shumta gjithëpërfshirëse per kete target grup.Sipas kordinatorit të këtij grupi personat pjesmarrës vullnetarë kanë realizuar me sukses trajnimin për mësimin e gjuhës së shenjave dhe janë tashmë në terren ku zhvillojnë aktivitete të ndryshme për këto fëmijë me qëllimin e vetëm socializimin.
Për drejtuesen e projektit Desli Shahini, "politika të tilla zhvillimi,ku stimulimi i të rinjve për të shkruar dhe realizuar idetë e tyre na japin mundësi të zhvillojmë veten dhe aftësitë tona për të ritheksuar se ne, të rinjtë jemi e ardhmja e një kombi"
"Nga ana tjetër shton ajo "vullnetarizmi është një rrugë drejt të cilës ne zbulojnë aftësi dhe i shprehim në qëllime të tilla humane si një përmbushje individuale Faza e parë e trajnimit të gjuhës së shenjave është mbyllur tashmë dhe të rinjtë vullnetarë sapo kanë përmbyllur fazën e rëndësishme të komunikimit me njërëzit që nuk dëgjojnë.Tani ata janë gati për të hedhur hapa drejt një rruge që më parë për shkak të komunikimit dukej e panjohur.Aktivitetet në vijim do të jenë mbi nxitjen e punësimit e arsimit professional për këtë target grup dhe zhvillimin e mëtejshëm të vullnetarëve për gjuhën e shenjave dhe kulturën e njërëzve që nuk dëgjojnë.
Në fund ajo e mbyll mesazhin e saj me një thirrje për të gjithë ata që duan të jënë pjesë e projektit "Ne jemi gati,ata janë gati dhe të gjithë së bashku le të citojmë atë cka të gjithë duhet të pranojmë: JEMI NJËSOJ"
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)