Banorët e zonës historike të Durrësit, që preken nga projekti i rikualifikimit të saj nëpërmjet projektit TID zhvilluan një protestë të martën, nga ku deklaruan se se nuk janë dakord me zbatimin e tij dhe se nuk do të largohen nga banesat e tyre
Përfaqësues të familjeve të prekura, pretenduan se projekti synon ndërtimin e kullave, ndërsa të gjithë procesin e shohin si të orientuar drejt interesave klienteliste dhe jo në funksion të komunitetit.
Banorët ngritën akuza kundër kryetares së bashkisë, Emiriana Sako, lidhur me mënyrën e menaxhimit dhe transparencën e projektit.
Ata kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor në Këshillin Bashkiak, krijimin e një Forumi Këshillimor Vendor, si dhe firmosjen publike të një dokumenti drejtuar Albanian-American Development Foundation (AADF).
Më herët, familjet e prekura i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të projektit TID, në pritje të një rishikimi të plotë të tij dhe të ndikimit që ka mbi zonën historike dhe banorët e saj.
Komente










