Projektit bërthamor ruso-hungarez
“Paks II”, BE jep dritën jeshile

Projektit bërthamor ruso-hungarez<br />“Paks II”, BE jep dritën jeshile
BE-Komisioni Evropian ka miratuar gjatë ditës së djeshme një investim të Hungarisë, i cili mbështetet nga Rusia, për ndërtimin e dy reaktorëve bërthamorë pranë Brukselit.
 
“Ky investim prej 12,5 miliardë euro, i financuar deri në 80 për qind nga një kredi ruse, konsiderohet si një ndihmë shtetërore, por qeveria hungareze mori angazhime të rëndësishme për të kufizuar devijimet e mundshme të konkurrencës”, sqaroi Komisioni Evropian në një deklaratë.
 
Komisioni Evropian ka hapur një hetim gjatë vitit 2015 në lidhje me këtë projekt i cili është kontestuar nga opozita në vendi pasi është dhënë pa tender. Hetimi ka patur si objektiv të zbulonte nëse ishte i vlefshëm në planin ekonomik dhe në përputhje me rregullat ekzistuese evropiane në fushën e konkurrencës.
 
Nga ana tjetër Kremlini ka reaguar duke e quajtur këtë hetim si një “burokraci administrative”.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike