Ai tha se vetëm në këtë mënyrë mund ti jepet fund mosbesimit të theksuar që ka çështja, duke qenë se industria e riciklimit të mbetjeve po fuqizohet në vend duke shtuar edhe vendet e punës.
“Ky problem ka dy anë, njëra është realitet konkret i sipërmarrjes në këtë fushë pasi industria e riciklimit është investim i madh dhe janë punësuar mijëra njerëz. Së dyti ka shqetësim për këtë çështje me mosbesim i shtrirë dhe shoqëria civile ka ngritur zërin. Ky mosbesim është çështje që kuron të adresohet dhe amendamenti i propozuar nga ne zgjidh një çështje madhore, atë të mosbesimit. I jep mundësi transparencës, amendamenti përqëndrohet tek transparenca ndaj procesit. Ne propozuam një pikë shtesë që shoqëria civile ta monitorojë procesin. Organet shtetërore nën vëzhgimin e shoqërisë civile që nuk do të kenë kufizime është përgjigjia më e mirë ndaj këtij mosbesimi. Kjo transparencë në është dimension që duhet të na shoqërojë dhe për nismat e tjera” tha Vasili.
Sa i përket çështjes së Reformës në Drejtësi, Vasili ka thënë se debati duhet të na bashkojë jo të na ndajë, ndërkohë që ka theksuar se LSI ka vullnet të palëkundur për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Pjesa më delikate e procesit ka kaluar me mirëkuptim e konsensus të gjerë. Procesi i hartimit të ligjeve ecën me këtë rrugë parimore, të miratimit të ndryshmit në kushtetutë. Në këtë frymë mirëkuptimi duhet të ecim edhe për 6 ligjet që presion të kalojnë në 29 shtator. Jemi për një proces të hapur, pasi mirëkuptimi është vlerë e shtuar në soliditetin e reformës që po formësojmë me paketën e ligjeve. Reforma në drejtësi është madhore, qytetarët e presin dhe kërkojnë, është bërë investim politik. Debati duhet të bashkojë palët pasi procesi i hartimit të ligjeve ka elementë e detaje që krijojnë debat, por duhet të jenë debate të kapërcyeshme. Me Lu e Vlahuttin ndamë të njëjtin vullnet. Nesër në komision do vijojmë me këtë frymë që na afron drejt zgjidhjeve sa më të gjera e të përbashkëta dhe nuk i shërben qëndrimi ynë një debati shterpë apo artificial. Kjo ka qenë arsyeja e takimit me Lu e Vlahutin për të ecur edhe në këtë fazë të re të reformës po me të njëjtën frymë. Ky proces nuk ka pse vonohet pasi hapi i madh ëhstë hedhur tashmë. Ecja përpara për realizimin e reformës nuk mund të ketë kthim pas. Debati e përmirëson e shëndosh përmbajtjen e cilësinë e ligjeve. Duhet konstruktivitet për të pasur sa më shpejt ligje cilësore. Ne jemi për të konfirmuar raportin dhe qëndrimin e LSI në raport me reformën. Të ecim me ligjet, ti miratojmë e të kemi konstruktivitet. Çdo reflektim është i mirëpritur. Reforma të ecë përpara dhe të mos kemi tabu për përmirësime konkrete” tha Vasili.
Prononcimi për median i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)