TIRANE- Ministria e Financave është tërhequr nga rikthimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë e pajisjet. Në projektin fillestar të projektligjit të ri për TVSH, kjo ministri kishte parashikuar të rikthente këtë tatim për makineritë dhe pajisjet, por ky nen do të anulohet. “Nuk është në kohë marrja e një mase të tillë që të rifutim çështjen e makinerive dhe pajisjeve”, tha deputeti i PS-së, Anastas Angjeli dje në Komisionin e Ekonoimisë të Kuvendit.