Projektligji, kush rreh gratë
dhe fëmijët do mbahet në qeli 

Projektligji, kush rreh gratë<br />dhe fëmijët do mbahet në qeli 
Kush dhunon fëmijët dhe gratë shtatzëna nuk do të përfitojë nga shërbimi i provës, por do të qëndrojë në qeli, për të shlyer deri në fund masën e dënimit të dhënë nga gjykata. Në Kuvendin e Shqipëri është depozituar një projektligj, i cili parashikon ashpërsimin e Kodit Penal sa i takon veprave penale kundër fëmijëve dhe grave shtatzëna.

Drafti është propozuar nga deputetet Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu. Konkretisht, tre ligjvënëset propozojnë ndryshimin e nenit 59 të Kodit Penal, duke shtuar një paragraf, sipas të cilit, gjykata, kur personi plotëson kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, por është dënuar për kundravajtje penale ose vepër penale të kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, e përjashton atë nga vënia në provë.

Pra, pavarësisht masës së ulët të dënimit, moshës, kushteve shëndetësore dhe rrezikshmërisë së ulët, i dënuari për dhunimin e grave shtatzënë dhe fëmijëve nuk mund të vihet në provë, duke lënë qelinë. Nenit 59 i Kodit Penal, parashikon që për shkak të rrezikshmërisë së paktë të personit, moshës, kushteve shëndetësore apo mendore, mënyrës së jetesës dhe të nevojave, veçanërisht atyre që lidhen me familjen, shkollimin ose punën, rrethanave të kryerjes së veprës penale, si dhe të sjelljes pas kryerjes së veprës penale, gjykata, kur jep dënim me burg deri në pesë¸ vjet, mund të urdhëroj¸ që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të vihet në provë, duke pezulluar ekzekutimin e dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. Afati i provës është 18 muaj deri në 5 vjet.

Dy nisma të tjera
Tre ligjvënëset kanë propozuar edhe dy nisma të tjetra ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi. Nisma e parë parashikon, largimin nga puna të mësuesve të dënuar për dhunimin fëmijëve, shpërndarje të materialeve pornografike apo për një vepër tjetër penale, parashikuar në ligjin e dekriminalizimit. Sipas propozimit, mësuesit dhe edukatoret do të jenë objekt i veprimit të ligjit të famshëm të dekriminalizimit, njësoi si kryebashkiakët, këshilltarët vendorë dhe funksionarët e lartë shtetëror. Personat që kanë konsumuar një vepër penale parashikuar në ligjin e dekriminalizimit nuk mund të jenë më mësues dhe as profesionistë që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuar, për viktimat e dhunës dhe trafikimit apo për moshën e tretë, në sistemin publik ose jopublik. Periudha e ndalimit të ushtrimit të profesionit parashikohet në nenin 4 të ligjit të dekriminalizimit, sipas veprës penale të konsumuar nga subjekti dhe masës së dënimit.

Vlerësimi psiko-emocional
Po në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve, mësuesit e arsimit parashkollor, të arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm do të ushtrojnë profesionin e mësuesit vetëm pasi të kalojnë me sukses një testim psiko-emocional. Kështu parashikon një tjetër projektligj i depozituar në Kuvend nga deputetet Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu. Drafti synon identifikimin e mësuesve të dhunshëm, mësuesve me çrregullime mendore, me devijime të personalitetit, mësues pedofilë, maniakë etj., për t’u ndërprerë të drejtën e ushtrimit të profesionit.
 
Parashikimi
Kush dhunon fëmijët dhe gratë shtatzëna nuk do të përfitojë më nga shërbimi i provës, por do të qëndrojë në qeli, për të shlyer deri në fund masën e dënimit të dhënë nga gjykata.
 
Nisma tjetër
Po në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve, mësuesit e arsimit parashkollor, të arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm do të ushtrojnë profesionin e mësuesit vetëm pasi të kalojnë me sukses një testim psiko-emocional.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër