Aktorët që kanë kundërshtuar kthimin e antarësimit të detyrueshëm, kanë argumentuar se ai nuk i është nënshtruar procesit të konsultimit publik me palët e interesuara. Një tjetër argument kundër, ishte edhe se antarësimi i detyrueshëm sjell një “taksë të fshehtë” për biznesin. Kjo, pasi çdo biznes që antarësohet në dhoma duhet të paguajë një kuotë vjetore. Kuotat aktuale konsiderohen të larta edhe nga vetë bizneset e anëtarësuara. Ky projektligj është kundështuar edhe nga deputetë të opozitës e mazhorancës gjatë diskutimeve në komisione.
Deklarata
Kryetari i komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Eduart Shalsi, deklaroi pak ditë më parë se anëtarët e komisionit, në parim, nuk janë kundër projektit të qeverisë, por e konsiderojnë atë të pamjaftueshëm. Sipas tij, deputetët duan të riorganizojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme sistemin e dhomave dhe jo thjesht të bëjnë të detyrueshëm anëtarësimin e kompanive.
“Propozimi i qeverisë synon të bëjë të detyrueshëm një pagesë e cila mendohet të prodhojë një pasojë për një organizim më të mirë të bizneseve. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për të reformuar mënyrën se si bizneset organizohen në Dhomat e Tregtisë. Ne si komision kemi vendosur që të rishikojmë riorganizimin e ligjit të dhomave të tregtisë. Gjykojmë që është e domosdoshme që çështja të shihet më thellë se si ka ardhur nga propozimi i qeverisë. Ne duhet të gjejmë modelin më të mirë të mundshëm, nuk është se jemi kundër propozimit të qeverisë, por për një organizim më cilësor të ligjit”, tha Shalsi.
Qëndrimet “pro” projektligjit
Një ditë pas deklaratave kryetarit të Shalsit, kryetarë të dhomave të tregëtisë, të disa shoqatave dhe bizneseve, që janë shprehur “pro” ndryshimeve në ligj, i kanë dërguar një kërkesë komisionit të Veprimtaritë Prodhuese për përshpejtimn e miratimit të ligjit. Gjatë takimit, Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregëtisë së Tiranës tha se kuota e detyeshme e antarësimit që parashikohet të vendoset për bizneset, do të jetë një kuotë e arsyeshme.
Kjo, pasi ajo do të vendoset nga asambleja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, që përbëhet nga 128 sipërmarrës, argumetoi ai. Ndërsa, kryetari i Dhomës së Tregëtisë së Durrësit tha se kuotat që do të vendosen do të jenë të papërfillshme, ashtu siç janë aktualisht, sipas tij, kuotat e antarësimit në dhomën e tregëtisë së Durrësit. Por, mesa duket, argumenti se kuota do të jetë e arsyeshme nuk ka qenë e mjaftueshme për të ndryshuar qasjen ndaj projektligjit të zërave kundër.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)