Anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira, në një deklaratë për media, ka analizuar projektligjin për barazinë gjinore që nesër do të kalojë për votim në seancën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë.
Rira është shprehur se ligji nuk flet për një barazi mes burrit dhe gruas, por si një ligj që mbron të drejtat e komunitetit LGBTQ. Ndër të tjera, nga projektligji ajo veçon disa terma apo përkufizime që sipas saj, janë tregues për diskriminimin gjinor.
Miranda Rira thotë se kushdo që do të votojë pro këtij projektligji, duhet të jetë i vendosur pasi efektet do të jenë fatale, sipas saj, për brezat e ardhshëm.
Deklarata e anëtares së Kryesisë në Partinë e Lirisë, Miranda Rira:
Jam sot ketu para jush per te shprehur shqetesimin lidhur me ligjin per barazine gjinore, qe pritet te kaloje neser për votim. Ky projekt-ligj i sjelle nga qeveria, ka ardhur me nje nxitim dhe ka hyre tinezisht per diskutim gjate Majit, kur vemendja e njerezve ishte tek zgjedhjet lokale, per me teper ai duket si nje epilog i perpjekjeve te prindit 1 e prindit 2, surrogacise, etj. I perbere nga 51 nene, vetem në 5-6 nene flitet per barazine mes burrave dhe grave dhe në 45 nenet e tjera, pershkruhen nen rrogoz, nën rrjeshta, me nje gjuhe ambigue dhe te pasakte nga ana semantike e gjuhesore, te drejtat e grupit LGBTQ, detyrimet qe ka sektori publik e privat ndaj tyre, detyrimet e biznesit privat, medias, energjise, sistemit arsimor, detyrimet e pushtetit lokal për buxhetimin gjinor dhe specifikisht per kete target grup.
Ky projket ligj mund te emertohej si : ligji per mbrojtjen nga diskriminimi te grupit LGBTQ dhe do te ishte OK, sepse ne duam te jetojme ne nje shoqeri ku te gjithe te ndihen te barabarte e te respektuar. Sa me shume të respektohen pakicat dhe grupet e marxhinalizuara, aq më demokratike është shoqëria. Por, maxhoranca nuk mund t”iu hedhe hi syve shqiptareve, dhe ta shesë ketë ligj si ligji per barazine gjinore mes burrit e gruas, kjo eshte një gënjeshtër, një kamuflim i qëllimshëm i shkruar dhe menduar në detaje.
Termat dhe perkufizimet e perdorura, si : të dhëna gjinore, seksizëm, buxhetim gjinor, gjini gjithëpërfshirëse, gjuhë e ndjeshme gjinore, diskriminim per shkak te gjinisë, identitet gjinor, masat per eliminimin e diskriminimit, ndërgjegjësim për shëndetin seksual, diskriminim gjinor e shume te tjera të përcaktuara në këtë ligj, janë një tregues se kemi të bejme me një ligj kundër diskriminimit gjinor, në këtë rast ndaj personave të së njëjtës gjini, pra personave gay apo lesbike, personave transgjinorë, etj. Ky projekt-ligj është për komunitetin LGBTQ dhe jo për barazinë gjinore mes burrave dhe grave, baraza e përcaktuar qartë në Ligjn 9970 “Për barazinë gjinorë në Shqipëri të vitit 2008, në Konventën së Stambollit, Këshillit të Europës, Konventa CEDAË e Kombeve te Bashkuara per eliminimin e formave te të gjithë formave të diskriminimit ndaj grave, etj.
Përse ky ligj i emertuar si ligji per barazine gjinore dhe i predikuar nga deputetët socialiste si ligj perparimtar per gratë, nuk thote asgje për punën e papapaguar të grave. Duam te fuqizojme grate shqiptare? Perse nuk behet nje ligj per nenat qe rrine ne shtepi, qe rrisin fëmije, që bëjnë gjithë punët e shtëpise, përse nuk iu caktohet një pagë këtyre grave, të hiqen para nga koncensionet dhe inceneratorët qe nuk egzistojne dhe të paguhn nenat dhe gratë shqiptare që rrinë në shtëpi? Po për gratë që janë kryefamiljare, nënat më shumë fëmijë, gratë që janë në zonat rurale, aksesi i tyre në kredi apo ndihma bujqësore? Nëse ky ligj do të ishte vërtet për barazinë gjinore, do ta duartrokisnim me zemër. Ky ligj hedh në erë institucionin e familjes, ai fshin binomin tradicional burrë-grua, dhe arsyesja pse bëhet është që tiu hape rrugën martesave gay apo martesave të së njëjtës gjini, birësimit të fëmijëve nga ciftet gay, etj.
Ky ligj indoktrinon, informon fëmijët për tematika gjinore, seksin, për transgeder, etj. Në nëni 32 i këtij ligji, mbi edukimin gjinor thuhet se subjektet që ofrojnë arsimim si dhe ata që hartojne tekstet mësimore, në të gjitha nivelet, të nxisin dhe promovojnë ndalimi e diskriminimit më bazë gjinore, etj. Përse i duhet një fëmije në kopësht kjo terminologji? Një fëmijë në parashkollor, pra 4-6 vjec është shumë i vogël për ta informuar mbi seksualitetin, mbi ciftet gay, apo politikat gjinore. Përse duhet ky indoktrinim nga kopshti në universitet? A janë pyetur prindërit shqiptarë për këtë? Jam e bindur se ky projketligj po bëht ligj nxitimthi dhe fshehurazi, pa dëgjuar opinionin publik, pa dëgjuar prindërit shqiptarë, pa dëgjuar grupet e tjera të interesit (komunitetet fetare), njerëzit e zakonshmëm, sepse shqipatrët nuk janë dakort, sepse prindërit shqiptarë kanë 100 halle më të mëdha që lidhen më shkollimin e fëmijevë, me cmimet e larta të librave, me bullizmin nëpër shkolla, oraret nëpër aftershools, dhe edukimi gjinor (seksual) është vecse një marrëzi në një realitet të trishtë e plot probleme sociale.
Një nxënës u vra në dyert e shkollës e cila nuk ishte e sigurtë dhe nuk e mbrojti dot atë, kush do ta bëjë edukimin gjinor/seksual të nxënësve nëpër shkolla, cilët specialistë, kush do të bëjë manifestimin, aktivitetet dhe ndërgjegjësimin për transgjinorët dhe homoseksualët në shkollat tona fillore e 9 vjecare? Kush do t’i afrohet dhe tiu flasë vajzave të mia të mitura për seksualitetin në shkollë, dhe përse iu duhet atyre ky informacion? Përse nuk është marrë konsenti im si prind para se kjo gjë të bëhët ligj, përse nuk është marrë konsenti i mijëra prindërve shqiptarë për këtë indoktrinim që i bëni fëmijëve shqipatarë? Përse nuk i dhatë kohë shqiptarëve që ta dinë, njohin dhe kuptojnë ketë projket ligj??
Kjo është e vërteta që partia socialiste dhe deputetët e saj duhet ti thonë sot shqiptarëve.
Pyetjet dhe problematikat që ngre ky ligj janë të panumërta, sic është nëni 10, mbi gjuhën e ndjeshme gjinore, ku e gjithe popullata, të gjitha institucionet nga ekzekutivi, media e deri te subjektet e vogla private në periferi te vendit duhet te kenë kujdes për gjuhen e përdorur ndaj LGBT, përndryshe do të përballen me gjoba dhe sanksione të ashpra, të përcaktuara në këtë ligj. Kësaj i thonë të bëjmë një ligj për t’i dhënë liri një pakice shumë të vogël në kurriz të lirisë së shprehjes dhe mendimit të të gjithë popullsisë!! Po ashtu nëni 12, 20, 21 mbi buxhetimin gjinor. Si do të munden këshillat bashkiakë dhe 61 bashkitë e vendit të që gjatë hartimit të buxheteve të merren specifikisht me buxhetimin per personat LGBTQ? Kjo do të krijonte një amulli që lidhet me prioritet e një njësie vendore, me problemet reale që kane bashktë sot, me paketën fiskale të bashkive, etj. E me radhe do të vazhdonim me problematikat që do të sillte ky ligj në zbatimin e tij në komunitet.
E fundit, shoqatat që e mbështesin këtë projekt-ligj mbrojne tezën se ky ligj duhet votuar sepse e kërkon Europa, sepse është Brenda kornizës se acquis communitare. Atehere, si është e mundur që nga 27 vende qe jane sot pjese e BE-se, vetëm 3 prej tyre e njohin një legjislacion të tillë? Si është e mundur që Sllovakia vetëm para 1 muaji ndryshoi Kushtetuten e saj duke sanksionuar me ligj vetëm njohjen e dy gjinive, burrë dhe grua. Vetëm pak javë më parë Polonia miratoi ligjin për zero taksa mbi të ardhurat për prindërit më 2 fëmijë, një reformë që synoin të forcojë familjet, barazinë mes burrave dhe grave dhe nxisë lindshmërinë. Gjithashtu Hungaria ka përmirësuar paketën ligjore për gratë dhe familjen, ku nënat më d yose më shumë fëmijë, përjashtohen gjithmonë nga tatimi mbi të ardhurat. Këto vende, a nuk janë në BE? Prandaj, nëse vërtet duam barazi midis burrave dhe grave shëiptarë, nëse duam gra më të forta, nëse duam fuqizimin ekonomik të gruas, ka modele të tjera që i tregon Europa, dhe jo nëpërmjet grupit LGBTQ, pasi ky ligj është kryekëput për këte komunitet.
Te gjithe deputetet socialiste që e kanë mbështetur këtë ligj nëpër komisione dhe që nesër me shumë gjasa do ta votojnë në parlament, duhet ta pyesin veten mire, sepse shqiptarët nuk janë budallenj dhe gjithe efektet e ketij projekt-ligji do te jene fatale per femijet dhe te ardhmen e tyre.
Komente










