Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje në lidhje me projektligjin e qeverisë për të vendosur dekoratat në duart e qeverisë duke i marrë këtë kompetencë Presidentit të Republikës.
“Mendoni ju apo ekspertët që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij projektligji që duke i dhënë të drejtën kryeministrit për të dhënë dekorata e politizoni edhe këtë akt. Duke marrë rastin e fundit që ai sot merr edhe politizon edhe medaljet e sportistëve që dalin kampionë.
Pse duhet t’i merrni Presidentit të Republikës një akt në emër të Republikës. Edhe dekoratat doni të politizoni?! Edhe me dekorata doni të merrni vota? I jepni të drejtë edhe ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes për të dhënë dekorata.
Në dokumentin që keni sjellë përcaktoni edhe numrin e dekoratave. Si e përcaktoni ju kush janë njerëzit që spikasin apo kanë merita të veçanta. Si përcaktohet, si e keni vendosur numrin për këtë çështje. A keni ju konsultuar edhe me jurist apo presidentin e republikës për t’u shprehur për këtë çështje?
A është cenim i kompetencave që sot e ka Presidenti i Republikës? A keni pasur ju kontakt, pse sot nuk kemi përfaqësues nga presidenti i republikës kur cenohet në mënyrë të drejtpërdrejt një nga kompetencat e tij?”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Debate në Komisionin e Sigurisë, deputeti i PD-së braktis diskutimin për dekoratat! Lame: Mua më ka dekoruar Nishani, ta dija e kisha vënë në qafë sot
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.7%
-
Jo
11.2%
-
S'do votoj
7.1%
Vota total: 606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Habit Berisha: Themelet e shtëpisë së Ramës janë 57 metra, kjo është në kundërshti me ligjet
1 Prill, 21:33
-
Zgjedhjet/ Berisha akuzon Ramën për programin elektoral: E vodhi nga PD-ja! Porosi kandidatëve: Kushti kryesor votat e partisë, pastaj për veten tuaj
1 Prill, 19:34
-
Ylli Pata: Problemi real i PD-së? Nuk e ka mbiemrin Berisha!
1 Prill, 18:42
-
Perla e ditës, Berisha firmos 'kontrata' legalizimi me banorët sikur të ishte kryeministër
1 Prill, 18:36
-
Meçe: LaCivita dhe aleanca e Berishës me Greqinë, të lidhura bashkë, produkti i ‘magjistarit’ ishte pjata me fasule e çunit të Fahri Balliut! Primaret një turp! Dhuli: Mbështes listat e PD
1 Prill, 18:07
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh kandidatëve të PS: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj, deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën
1 Prill, 16:59
-
Xhaferri reagon pasi Rama përmendi FRPD-në në ‘Sy më sy’: Lëri të rinjtë e FRPD, ke kontribuar në eksodin e tyre
1 Prill, 15:34
-
Meta ‘fushatë’ nga qelia: Më 11 Maj, largojmë Ramën që të heqim taksat! Ne do të ndërtojmë një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese në rajon
1 Prill, 15:08
-
Vendosi të tërhiqej nga gara e 11 majit, Nebiaj ironizon opozitën: Ta dija që fushata do të bëhej online, do kisha krijuar 7 parti nga Instagrami
1 Prill, 12:04
-
Rama e la në listën e hapur, Çuçi prezanton Gjiknurin: Objektivi ynë është 9 mandate Vlorë, kemi mundësinë historike
1 Prill, 11:14
-
Rama hedh video me ‘Bufin’ dhe ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh madhështore
1 Prill, 10:53
-
'Na vodhi programin', Berisha video me AI për Ramën: Kur je aq hajdut aq sa idetë i ke të vjedhura! Kryeministri: 'Sallatë madhështore'
1 Prill, 09:27