Projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësore, gjobë deri në 5 mln lekë për subjektet që shkelin kushtet e licencave

Projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësore, gjobë deri në 5 mln lekë për subjektet që shkelin kushtet e licencave

1686299025_kanabis.jpg

Qeveria miratoi sot projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Projektligji përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale. Po ashtu janë përcaktuar edhe kriteret për subjektet që do aplikojnë për të marrë licencë. Licenca jepet për një periudhë 15-vjeçare, por në rast shkeljesh ka penalitete nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë, si dhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Kundërvajtjet administrative

1.Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë vijon:
a)me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në masën 1 000 000 (një milion) lekë, nëse subjekti i licencuar apo i lejuar:
i. përdor barna narkotike dhe lëndë psikotrope, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me këtë ligj;
ii. reklamon në mënyrë direkte apo indirekte të gjitha veprimtaritë në lidhje me bimën e cannabis-it për qëllime mjekësore;
iii. kryen shitje në territorin e Republikës së Shqipërisë të bimës së cannabis-it mjekësor apo nënprodukteve të saj apo produkteve përfundimtare;
iv. nuk zbaton masat e dhëna nga Agjencia në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së licencuar apo të lejuar;
v. pengon procesin e marrjes së mostrave, sipas parashikimeve të nenit 36, të këtij ligji;
vi. tejkalon afatin e caktuar për grumbullimin e sasive të prodhuara të masës së fituar të thatë të cannabis-it për qëllime mjekësore;
vii. nuk përmbush detyrimet në lidhje me njoftimin e ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë për çdo gjendje që tregon dyshim se cannabis-i ose pjesë të bimëve të saj janë përdorur ose do të mund të përdoren për prodhimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope;
viii. nuk përmbush detyrimet në lidhje me mbajtjen e regjistrit për sasinë e prodhuar dhe atë të blerë të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe/ose industriale apo nuk dorëzon raportin brenda afateve ligjore tek autoritetet mbikëqyrëse;

b) me gjobë nga 1 000 000 (një milion) deri në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë, nëse subjekti i licencuar apo i lejuar:
i.nuk zbaton kushtet në lidhje me transportin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore gjatë transportit apo kushtet për ruajtjen e paketimit original;
ii.nuk respekton rregullat në lidhje me planin e përpunimit dhe zhvillimit të prodhimit;
iii.nuk respekton rregullat në lidhje me planin e sigurisë, përfshirë përcaktimin e elementeve të mbrojtjes, rrethimit, sigurisë me telekamera dhe sigurisë fizike; 
iv.nuk respekton rregullat në lidhje me shenjimin apo gjurmimin.

c)me gjobë nga 3 000 000 (tre milionë) deri në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë, nëse subjekti i licencuar apo i lejuar:
i.fsheh ose falsifikon dokumentet, duke mbjellë dhe administruar sipërfaqe më të mëdha me cannabis mjekësor ose industrial ose kur regjistrimin e sipërfaqeve nuk e ka kryer brenda afatit të parashikuar;
ii.nuk deklaron sipërfaqet në të cilat kultivon cannabis për qëllime mjekësore dhe/ose cannabis për qëllime industriale;
iii.eksporton nënprodukte ose produkte përfundimtare në sasi të ndryshme nga ajo e deklaruar, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
iv.raporton në mënyrë të rremë të dhënat, për efekt të plotësimit të regjistrave, të parashikuara në këtë ligj;
v.kryen procese për të cilat nuk është i licencuar, i lejuar apo autorizuar;
vi.vazhdon aktivitetin edhe pas përfundimit të afatit të licencës apo lejes;
vii.pengon, shmang mbikëqyrjen apo verifikimin në lidhje me shenjimin dhe gjurmimin;
viii.kultivon, prodhon, përpunon, furnizon, tregton, mban, transporton bimë, fara, produkt me lëndë narkotike ose psikotrope të pashenjuar, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 33 për shenjimin dhe gjurmimin.

2. Krahas gjobës së parashikuar në pikën 1, të këtij neni, personit juridik mund t’i caktohet si sanksion edhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

3. Kundërvajtjet administrative, sipas parashikimeve të këtij ligji, konstatohen dhe sanksionohen nga Agjencia. 

4. Në kushtet e konstatimit të shkeljeve të Kodit Penal, Agjencia raporton, në zbatim të parashikimeve të Kodit Penal, pranë autoriteteve përkatëse sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

5. Të ardhurat nga gjobat derdhen 100% në buxhetin e shtetit.


Lajmi kryesor:

Qeveria miraton pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor! Jo më shumë se 200 ha në rang vendi, gjoba 5 mln lekë deri tek heqja e licencës për subjektet që shkelin kushtet (DOKUMENTI)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë