Projektligji për OFL/Lleshaj: Një pjesë e aseteve për viktimat e krimit, një pjesë në mbështetje të agjencive që e luftojnë atë (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur në Kuvend për projektligjin për goditjen e krimit të organizuar  ndërmjet masave parandaluese me  sekuestro dhe konfiskim të pasurisë duke thënë se këto ndryshime do të sjellin përmirësim në luftën kundër krimit të organizuar. Lleshja tha se ky projektligj zgjidh dy çështje kryesore, e para zgjidh problemin me administrimin e sekuestrove duke e lënë në dorë të vetëm një administratori që është Agjencia, dhe çështja e dytë është se një pjesë e konfiskime dhe aseteve do të shkojnë në mbështetje të viktima të krimit dhe pjesa tjetër për institucionet dhe agjencitë që luftojnë krimin.

"Shqipëria ka problem të madh me krimin e organizuar në këto 30 vite dhe kjo periudhë e errët në vendin tonë duhet të marrë fund dhe për këtë nuk mjafton vetëm dënimi penal me  dënimin me burg. Adresimi i bizneseve që gjenerohen nga veprimtaria kriminale janë në fokus të aksionit të OFL dhe duhet të tregojmë se krimi nuk mund të jetë një model i suksesshëm biznesi. Ky projektligj adreson pikërisht këtë çështje, si të administrojmë pasuritë kriminale të konfiskuara. Kemi pasur një situatë të ngatërruar të administrimit të sekuestrimit ku gjykatat caktonin një administrator për çdo sekuestro e konfiskime dhe me ligjin e ri gjykata do të caktojë vetëm një administratorë dhe ajo do të jetë Agjencia dhe jo më me qindra administratorë.  Në kuadër të sekuestrimeve një pjesë e aseteve do të shkojë në mbështetje të viktimave të këtij krimi dhe  agjencive që angazhohen në luftën kundër krimit dhe të ndihmojë më shumë policinë e shtetit dhe institucionet që veprojnë kundër krimit të organizuar. OFL po shënon rezultate në rritje dhe aksioni është orientuar drejt parimit, të shkatërrojmë biznesin e krimit dhe të bindin cilido se pasuritë e fituara nga krimi nuk mund të gëzohen në Shqipëri", tha Lleshaj në Kuvend.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA emigrant viktime e DREJTUESIT POLICISE shtetit: 03/07/2020 02:36

    KEMI TE BEJME ME NJE POLICI INTERESASH. TE SHEFIT DHE PROTESTASH PER RUAJTJEN E PARTISE SHTET DIKTATURE MINISTRI KRRIC I ED RAMES LLESHI DUHET TE KUPTOJE MISJONIN E POLICISE POLICI DO TE THOTE NJE ARME NE DOREN E SHTETIT KU TE LUFTOJE HAJDUTERIT KRIMINELET DHE KEQ BERESIT KA DENANCIMET NE POLICI DHE POLICIJA HESHT QE DO TE THOTE POLICIJA MBRON DHE FSHEH HAJDUTIN TA KAM THENE DHE HERE TE TJERA Z LLESHAJ NUK JE PER KETE PUNE LARGOHU DO VIJE ATY NE ZYREN TENDE DHE DO TA FAKTOJ ME FAKTE DHE DO TE SHOHIM SE SI DO JUSTIFIKOHESH

    Përgjigju
  • LORA: 02/07/2020 17:36

    Lajm i mire. Uroj te behet sa me shpejt ky ligj ,pa lene mundesi abuzimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI