TIRANË -Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi dhe miratoi projektligjin "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë".
Projektligji ka si qëllim rregullimin e pensioneve të pleqërisë për punonjësit që kanë punuar në miniera, në nëntokë, me moshë, vjetërsi të përgjithshme dhe vjetërsi pune në profesion më të vogël se ato të përcaktuara në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
Kjo nismë bazohet në kushtet e vështira të punës në këtë sektor, si për prezencën e elementeve të ndryshme, ashtu edhe për punën e lodhshme fizike. Projektligji parashikon ulje me pesë vite të moshës së daljes në pension të minatorëve. Duke nisur nga 1 janari i vitit tjetër, minatorët do te dalin 60 vjeç ne pension, ndërsa për femrat do jetë 55 vjeç. Punonjësit e nëntokës duhet te kenë përvoje pune 30-vjeçare, nga të cilat 12.6 vite nën tokë.
Zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, shpjegoi edhe risitë që paraqet projektligji i ri. "Priten që të përfitojnë drejtpërdrejt brenda këtij mandati qeverisës 3840 minatorë në mbarë vendin. Dëshiroj që të shpreh kënaqësinë që ky projektligj vjen në përmbushje të premtimit të bërë nga mazhoranca qeverisëse e vendit që para ardhjes në detyrë dhe si kërkesë e shumë viteve nga punonjësit e nëntokës. Dua të theksoj gjithashtu faktin se për të mbështetur kostot e zbatimit të projektligjit, sipas diskutimeve të bëra në Këshillin Kombëtar të Punës, përfaqësues të industrisë minerare dhe sindikatave, kanë rënë dakord për një rritje me 5 për qind të pagës bruto të kontributeve të sigurimeve shoqërore", tha Kospiri.
Deputetët ngritën edhe problemin e informalitetit që në disa raste shkon deri në 10% të të punësuarve, ndërsa kërkuan marrjen e masave për përmirësimin e kushteve për punonjësve.
"Dëmi profesional që shkaktohet, në mënyrë të veçantë nga silikoza që dominon një pjesë të mirë të minierave të veriut, është kaq i madh saqë sistemi shëndetësor do të paguajë për trajtimin e tyre, shumë herë më tepër se sa janë përfitimet që ata marrin. Shoqëria në fund ka bërë shumë sforco financiare, por jo me rezultatin e duhur. Ne nuk jemi këtu për të bërë partner të fiktiviteteve. Keni mbështetjen e plotë për këtë projektligj, por do mbështetje tjetër. Nëse punohet me kushte dy herë më të vështira se sa është punuar 20 vjet më parë, dëmi shëndetësor është i një mase të madhe saqë edhe mosha e pensionit nuk do ta zgjidhë problemin", tha deputeti i LSI, Petrit Vasili. /ATSH/
/Shqiptarja.com