Ligji i Policisë kalon me votat e mazhorancës te ‘Siguria'! Miratohen ndryshimet, drejtuesit më të lartë me konkurs! Kontrolli në banesa për terrorizëm vetëm me leje prokurori

Ligji i Policisë kalon me votat e mazhorancës te ‘Siguria'! Miratohen ndryshimet, drejtuesit më të lartë me konkurs! Kontrolli në banesa për terrorizëm vetëm me leje prokurori

Nasip Naço

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit kaluan me votat e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë, duke i hapur rrugë miratimit në seancën plenare të së enjtes. Pak nene iu nënshtruan ndryshimeve nga drafti që më herët ishte miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Një prej pikave që ndryshoi ishin kontrollet e rasteve kur dyshohet për akte terroriste, ku polici mund të kryej kontroll me iniciativë në ndërtesa, mjedise të hapura etj. Neni u modifikua duke hequr kontrollin me iniciativë në banesa, i cili mund të bëhet vetëm me autorizim nga prokurori, me shkrim ose komunikim elektronik.

‘Marrja e mostrës së ADN-së për të ndaluar dhe arrestuar ngjalli debate, por ligjvënësit ranë dakord që ata duhet të shfaqin pëlqim paraprak. ADN u merret edhe punonjësve të policisë dhe kjo sipas Ministrisë së Brendshme e ka një arsye.’- tha Naço.

‘Zakonisht përdoret për të përjashtuar nga hetimi kur ADN e policit gjendet në vendin e ngjarjes....’- u shpreh Besmi Beja, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Debat pati tek ndërprerja e marrëdhënieve të punës me efektivët, të cilët në rastin kur nuk fitojnë për të dytën herë certifikatën e sigurisë, lirohen nga policia.

‘Një polic që nuk e merr për herë të parë i nënshtrohet trajnimit, dhe kur se merr për së dyti, ka diçka që nuk shkon me të.’- tha Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm.

I paqartësuar ishte edhe pezullimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë, që u vendos të bëhej me vendim të ministrit dhe në raste të përcaktuara.

‘Të bëhet në momentin që është në cilësinë e të pandehurit, “arrest në burg” dhe në “arrest shtëpie”.’- u shprhe Beha.

Te “Siguria” kaluan ndryshime të rëndësishme të kryera më herët edhe përmes konsultimit publik, por pa debat. Ndër to, pas hyrjes në fuqi të ligjit, një polic që ka kryer 30 vjet shërbim do të mund të mbyllë karrierën e tij 55 vjeç dhe deri në daljen e tij përfundimtare në pension do të përfitojë 70% të pagës. Ligji i ri fuqizon edhe rolin e departamenteve në drejtorinë e përgjithshme. Ndryshimet në këtë drejtim janë testuar tashmë prej disa vitesh në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i cili me sa duket është parë efektive dhe e njëjta gjë do të behët edhe në departamentet e tjera, si te Policia Kriminale dhe te Rendi e Siguria.

Po ashtu, lehtësohen procedurat e rritjes në karrierë, përmes rritjes në grada. Drejtori i përgjithshëm dhe drejtorët e qarqeve do të zgjidhen me konkurs, i cili vjen për herë të parë me pretendimin për t’i dhënë mundësinë më të aftëve. Ministrit të Brendshëm i shtohen kompetencat, pasi do të ketë detyrë të ushtrojë kontroll administrativ, në bazë të ligjit. Për herë të parë përgjysmohet koha e shoqërimit në komisariat, nga 10 orë që është tani, në vetëm 5 orë. Kjo bëhet për kufizimin në maksimum të rasteve të abuzimit të mundshëm me të shoqëruarin. Brenda afatit kohor prej 5 orësh, policia do të ketë për detyrë të përfundoj verifikimin dhe nëse nuk arsyetohet arrestimi, duhet liruar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/07/2024 03:41

    Jane ne vete keta?! 12 ore ju duket shume,duhen mbajtur vetem 5 ore?! Cfare ka bere nje kriminel qe te meritoje vetem 5 ore,ka perplasur nje makine,ka thyer xhamat e nje dyqani cakerqejf, ka tymosur nje cigare hashash,apo ka vjedhur pulat e fshatit?! O Nasip Naco,po mbahet nje hajdut,nje vrases,nje perdhunues,nje trafikant,nje armembajtes,apo nje keqtrajtues i dikujt 5 ore?! Po 5 ore nuk mjaftojne per te marre gjenialitetet,per te bere pyetjet rutine per ngjarjen,kurse per ty qenkan mjaftueshem?! Personat e arrestuar mbahen sipas llojit te krimit,mund te mbahen 2 ore,12,24 ore,por mund te mbahen dhe pa afat,ne varesi te krimit.C'jane keto limiti qesharake qe vini?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë