'Surrogacia'/ Shehu interpelancë me ministren e Shëndetësisë: Ligj anti-familje! Koçiu: Rregulluam amullinë e ligjit të vjetër, ndihmë grave

Projektligj i ri që rregullon shëndetin seksual dhe riprodhues i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë, ishte qendër e debatit mes deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe Ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, ditën e sotme në Kuvend. Deputeti i PD-së tha se projektligji, nxit abortin, në një kohë që duhet të promovohet lindshmëria.

‘Unë sot në këtë interpelancë e shikoj të lidhur dhe me atë ngjarjen e kësaj ngjarje ilegale në majën e bashkisë. Ju si ministre duhet të reagonit. Ai material është i mbushur më principe të thella jo vetëm antifamilje, por me një dokument të papranishëm për opozitën. Ju kërkoni të nxisni abortin. Vendosja në atë material e abortit do të thotë që ju e konsideroni atë pjesë të planifikimit familjar. A ju shqetëson rënia drastike e lindjeve. Po goditet koncepti i shenjtë i familjes. Është sponsorizuar nga klanet shqiptare. Ka grupim antifamilje dhe kur flas për familje flas për atë që paraqitet në kodin tonë të familje, flitet për nevojën e ndërhyrjes në kod. Në këtë procedurë humb koncepti i një nëne dhe një babi.’- tha Shehu.

Nga ana tjetër ministrja Albana Koçiu tha se ky ligj është për të rregulluar një amulli që ka pasur ligji i vjetër, e shtoi se nuk mund të përdoret për fushatë politike.

'Është folur vetëm për surrogacinë shëndetësore. Në asnjë moment nuk ka patur një hap apo rekomandim për surrogacinë me natyrë komerciale. Vetëm për ata që nuk kanë mundësi fizike të lindin fëmijë. Uterues me qira i nderuar deputet e keni kërkuar në emër të grave por terminologjia është fyese dhe denigruese. Ne asnjë mënyrë apo formë nuk do të cenojë të drejtat e gruas, përforcon një prej të drejtave bazë për të pasur fëmijë apo për plotësua. Nuk do të ndodhë në asnjë rast përveçse për arsye shëndetësore. Padyshim që ligji dhe paketa ligjore të garantojnë hapat dhe procedurat për të shmangur abuzimet në trajtimin e këtyre çështjeve. Nuk ka asnjë të dhënë të ketë një rritje të abortit. Roli ynë është të gjemë një balancë sa më të mirë. Jemi duke rregulluar një amulli. Siç iu referove ishte e çrregullt, çnjerëzore. Mos hajde ti tregosh këtu për narrativa politike. Ndasitë politike për shëndetin e grave e vajzave shqiptare nuk mund të ndahen për fushatë politike.’- tha ministrja.

Drafti synon të rregullojë të plotë zhvillimin e reja në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, duke përshirë edhe shtatzëninë surrogate dhe riprodhimin in vitro.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Skandali te Onkologjiku, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë! Koçiu: Mjekët abuzues përjetë pa licencë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje