Projektvendimi i qeverisë/Karta e studentit, ja përfitimet që do kenë në institucionet shtetërore

Qeveria, me një projekt-vendim që do të kthehet më pas në VKM, do të ligjërojë përfitimet e shërbimeve nga entet shtetërorë përmes përdorimit të Kartës së Studentit. Sipas dokumentit, studentët do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara, për shërbimet në fushën e Kulturës si hyrje në biblioteka, muze, galeri arti, parqe arkeologjike dhe monumente të kulturës, hyrje në teatër dhe shfaqje artistike; Shërbimet në fushën e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Shërbime shëndetësore pjesë e listës së barnave të rimbursueshme, të paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe të kujdesit spitalor që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor; Përjashtim dhe reduktim nga pagesat e drejtpërdrejta, për alternativat e para të barnave të listës së barnave të rimbursueshme, Sigurim shëndetësor, Regjistrim në çerdhe dhe kopshte për fëmijët e studentëve apo Strehim social.

Sa u përket shërbimeve në fushën e Arsimit, Sportit dhe Rinisë studentët do të përfitojnë hyrje në stadiume, pallate sporti, palestra dhe aktivitete sportive. Mbajtësit e Kartës së Studentit do të përfitojnë shërbime edhe në fushën e transportit publik i të gjitha llojeve, përfshirë  dhe transportin ajror, kurse dhe lëshim patentash dhe dokumentash të tjera të ngjashme.

Sipas projekti, mbajtësit e Kartës së Studentit, do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara edhe nga subjekte të tjera që kanë objekt të tyre interesa studentore, si dhe nga persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të ndryshme, në bazë të marrëveshjeve përkatëse të lidhura konform përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi.

Përfitimet e studentëve nga përdorimi i kartës së studentit do të përballohen nga buxheti i ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe entet shtetërore që ofrojnë shërbimin me cmim të reduktuar, sipas marrëveshjeve specifike të lidhura mes palëve. Shpenzimet për prodhimin dhe lëshimin e Kartës së Studentit do të përballohen nga buxheti i miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Procedurat ligjore për lëshimin e kartës do të kryhen nga QSHA.

Projekt-vendimi i qeverisë për kartën e studentit

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë