Projektvendimi për prishjen e banesave mbi 50-vjeçare, PL: Kjo do të thotë më shumë lekë të fituara për Edi Ramën, Erion Veliajn e klientët e tyre

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Cakaka ka folur në lidhje me një projektvendim të publikuar për të prishur banesat mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik. Caka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, Veliajn dhe ministren Balluku se po u grabisin pronat shqiptarëve.

“Projektvendimi i fundit i qeverisë Rilindase, është hapi i radhës drejt zhvatjes së pronës private me mjete shtetërore.

Edi Rama, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, si grup i strukturuar kriminal, do të grabisin me audite fiktive pronat private të qytetarëve shqiptarë. Një projektvendim i ri, që duket se ka dalë nga sirtarët e atyre që zbatojnë me devotshmëri axhendën e shpopullimit të Shqipërisë, parashikon se godinat më të vjetra se 50 vite do të prishen me vendimin e grupeve të auditimit, që caktohen nga njësitë e qeverisjes vendore, pra do të jenë vetë bashkitë që do të caktojnë grupet e auditit, për vlerësimin e rriskut të këtyre ndërtesave.

Pra, ajo që po ndodh është shumë e thjeshtë:

1.            Erion Veliaj dhe Edi Rama i vendosin syrin një zone të caktuar në Tiranë; e cila është sipërfaqe e mirë për të ndërtuar një kompleks ose kullë;

2.            Rastis që aty të jetë një ndërtesë e vjetër, mbi 50 vite, të cilën banorët sigurisht nuk e lëshojnë kollaj;

3.            Erion Veliaj dhe Edi Rama, caktojnë vetë, në rrethin e miqve dhe klientëve të tyre se kush do të jetë grupi ose kompania që do të testojë apo auditojë teknikisht ndërtesën;

4.            Grupi auditues i grabitjes vendos që restaurimi i godinës do të kushtojë më shtrenjtë se ndërtimi  i saj, prandaj duhet shembur;

5.            Ky vendim do të miratohet me firmën dhe vulën e Institutit të Ndërtimit e kështu do t’i hapet rruga prishjes së mbi 96.000 godinave në të gjithë Shqipërinë, të cilat sigurisht që do të zëvendësohen nga kullat e komplekset e ndërtuesve të preferuar të Erion Veliajt e Edi Ramës.

Të gjithë duhet të kemi diçka në konsideratë: godinat që kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar, janë pikërisht godinat që ndodhen të lokalizuara në zonat më të shtrenjta të Tiranës, si Tirana e Re, Xhamlliku, Selvia, Shkolla e Baletit etj, pra brenda unazës së vogël të Tiranës. E njëjta gjë ndodh edhe në bashkitë kryesore të vendit.

Kjo do të thotë më shumë lekë të fituara për Edi Ramën, Erion Veliajn e klientët e tyre.

Por, ajo që mbetet më shqetësuesja në këtë projekt djallëzor, është mungesa e informacionit se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës apo me banorët, pronarë të apartamenteve.

Ky terr informativ ka vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pronës së shqiptarëve, njësoj siç bënë me pronat e qytetarëve që u dëmtuan nga tërmeti.

Nuk është çudi që ky grup i strukturuar kriminal, t’i fusë rruspën edhe ndërtesave të mbrojtura nga UNESCO, meqë janë të vjetra dhe fatura e restaurimit të tyre është e lartë.

Çudira të tilla vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh; kur e gjithë bota ruan trashëgiminë e saj kulturore dhe historike për qindra, mijëra vjet, rilindasit duan të zhdukin çdo gjurmë shqiptarie.

Ky projekt është i paralajmëruar nga opozita, ka disa vite tashmë dhe po aq I mirënjohur është edhe niveli i hajdutërisë së Rilindjes, i cili nuk njeh kufij.

Prona private duhet të jetë kufiri i fundit për këtë qeveri hajdutësh: më 3 mars duhet që secili nga ne të jetë në shesh edhe për këtë projektligj kriminal, antikushtetues e antikombëtar.

Më 3 Mars, shqiptarët duhet të jenë të gjithë në shesh për të mbrojtur një nga gjërat më të shtrenjta që njeriu ka pas jetës e familjes, pronën private, shtëpinë e tij.”- thotë Silva Caka.

Qeveria po harton një projektvendim për auditimin teknik për të gjitha objektet të cilat kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar.

Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.

Gjithçka përcaktohet në një projekt-vendim qeverie, i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është siguruar nga TV SCAN. Sipas dokumentit, projektvendimi bazohen në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, por gjithsesi në asnjë nen të këtij ligji nuk parashikohet një proces i tillë. Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 02/03/2023 18:05

    Mos u beni merak per leket ju se juve junka mesuar keyetari me flori

    Përgjigju
  • Ilda: 02/03/2023 17:36

    perdite po thoni ndonje gje te re.Kur do pushoni ju

    Përgjigju
  • Notknow: 02/03/2023 16:31

    Sdini gje tjt vetem te flisni llafe kot m kot pa lidhje,sfitoni gje kshu

    Përgjigju
  • Goni: 02/03/2023 16:30

    Slat gje pa shar slajt vetem per te nxjerr keq e keni mendjen,se beni dot me Ramen

    Përgjigju
  • Genti: 02/03/2023 16:15

    Si gjithmone perpiqeni te hidhni balte mbi punen e qeveris,se aq dini te beni.

    Përgjigju
  • Olsi: 02/03/2023 16:14

    Jemi mesuar tashme,ju veten akuza pa lidhje dini te beni nuj thoni ndonjehere fjale tamam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale