Oldian Proko, 25 vjeç ka mohuar akuzat ndaj tij, duke thënë se pavarësisht pamjeve që e tregojnë në dorë me kallash në dorë, ai nuk ka pasur armë në dorë.
Ai është shprehur se ka qenë i pranishëm në momentin që është sulmuar grupi i televizionit A1 Report por se nuk arrin dot sipas tij të identifikojë personat që ushtruan dhunë.
I pyetur nga gazetarët se përse nuk dorëzohet në polici nëse është i pafajshëm, ai shton se ka frikë se do të arrestohet sipas tij duke mos pasur asnjë faj në të shtënat ndaj policisë.
Më poshtë biseda e plotë e Oldian Prokos me gazetarin e A1 Report, Gerti Xhaja:
Proko: Unë e kam shtëpinë mbi shtëpinë e kryetarit, e kanë qëlluar me plumba, dhe kam zbritur me makinë poshtë, dhe në moment që po zbres ka ardhur një autoveturë, po unë kam qenë, i kam thënë edhe gazetarit tuaj, dhe në moment kanë ardhur një grup çunash iu drjetuan drejt gazetarëve tuaj. Në moment që kam zbritur për ta ndihmuar, i kam thënë gazetarit tuaj shpejt se do ju vrasin.
Xhaja: Makina juaj është pa targa?
Proko: Po, makina pa targa
Xhaja: Unë kam foto dhe video ku dukeni me kallash në dorë
Proko: Jo nuk kam kallash. Nuk kam as drita për ta parë videon. Në moment unë kam dalë nga makina sepse plumbi më ka qëlluar në gomë të makinës,
Xhaja: Në atë moment nuk ka asnjë në vendngjarje që të qëllojë makinën tonë nga pas.
Proko: Në moment që makina jote ngjitet lart, ndiqet nga dy makina të tjera.
Rusi: Ju i keni parë?
Proko: Po i kam parë, një grup njerëzish që i kanë qëlluar.
Rusi: Mund t’i identifikoni?
Proko: Jo nuk mund ti identfikoj se kanë qenë të gjithë të mbuluar. Akuzat ndaj meje janë të pabaza.
Xhaja: Nëse ti më thua se çfarë donte kallashi në dorën tuaj..
Proko: Në këtë moment që po flas me ju, po bëhet një përleshje
Xhaja: Në deklarimet e mia në asnjë moment nuk është kjo pjesa e automatikut që po shoh në pamje, çfarë do automatiku në dorën tuaj.
Proko: Nuk kam pasur automatik në dorë.
Rusi: Pse nuk dorëzoheni në polici kur jeni i pafajshëm?
Proko: Nuk shkoj në polici për të vetmin fakt se dje kur shkoi kushëriri im për të dëshmuar se nuk ka qëlluar ndaj policisë, dhe është burgosur. Këtë gazetarin tuaj e mbaj mend dhe i kam thënë shko tek kjo makina se ishte edhe një banor.
Rusi: Ju thatë se i keni parë banorët por nuk i identifikoni dot, po makinat? Targat? Markat?
Proko: Jo nuk i mbaj mend, ka qenë punë një minute. Jam kthyer direkt në shtëpi.
Xhaja: Më thatë se jeni qëlluar edhe ju në makinën tuaj. Në çfarë drejtimi jeni qëlluar?
Proko: Jam goditur në çastin që zbret poshtë për në Kordhoc. Nëse nuk beson kam prova.
Në mesin e personave të arrestuar nga policia është edhe kushëriri im, sepse dyshojnë se ky person ka qëlluar me kallashnikov por në të vërtetë ai ka qenë me makinë në fier dhe është kthyer sot në 7.30 dhe mbahet vetëm se është banor i Lazaratit.
Xhaja: Po më thoni se nuk keni pasur kallash?
Proko: Zotëri jua siguroj se nuk kam pasur. Zotëri e mira është që çdo gjë të mbyllet pa gjakderdhje si nga policia dhe nga fshati. Me sa po dëgjoj është plagosur një njeri. Unë e kam shtëpinë mbi kryetarin e Komunës.
Xhaja: Mua më vjen keq që nuk e ke parë vetë videon.
Proko: Nëse unë do të kisha kallash përse do ta përdsorja?
Xhaja: Për të më qëlluar
Proko: Pse?
Xhaja: Nuk e di se pse. Unë të bëra një pyetje ke apo jo kallash. Unë të kërkova vetëm se në foton që kam je me kallash në dorë. Çdo gjë do të sqarohet. Se për çfarë të duhej kallashi ty unë nuk e di ashtu si për të gjithë personat e tjerë.
Proko: Të të them diçka shteti shqiptar është më keq se greku ndaj Lazaratit. Kanabis nuk mbillet vetëm këtu po në çdo krahinë të vendit. Emri im është lakuar për keq nga ty.
Xhaja: Emrin e the vetë. Madje të pyetëm do ose jo të ta nxjerrim emrin para se të bënim lidhjen. Të njëjtën gjë bëra edhe ndaj personit që më shpëtoi jetën dhe i kam borxh jetën.
Proko: Bëj çfarë të duash ndaj akuzave të mia vetëm të lutëm ka mundësi ta mbyllim telefonatën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)