TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka thirrur sot në një seancë dëgjimore grupet e interesit para shqyrtimit nen për nen të kodit penal. Avokati i Popullit, përfaqësues të Shoqatës së prokurorëve dhe unionit të Gjyqtarëve diskutuan propozimet e ministrisë se Drejtësisë, sipas të cilave kërkohet ashpërsimi i dënimeve për krimet, dhunën në familje dhe armëmbajtjen pa leje
Shoqata e prokurove janë shprehur se jo çdo ashpërsim i dënimit sjell uljen dhe parandalimin e krimit. Ndërsa unioni i gjyqtarëve e ka konsideruar mjaft pozitive paketën pasi sipas tyre rritet efikasiteti dhe parandalon dhunën në familje.
"Paketa inisiative është pozitive, por jo çdo ashpërsim i dënimit sjell detyrimisht uljen e parandalimit të krimit"- tha Shkëlqim Hajdari, kreu i shoqatës së prokurorëve. (Foto)
Avokati i Popullit Igli Totozani është shprehur se kjo paketë e propozuar përmirson luftën ndaj dhunës në familje sidomos për dhunën seksuale ndaj bashkëshortëve , ndërsa ka kërkuar që "homofobia të konsiderohet si vepër penale e veçantë dhe jo nxitje urrejtje."
Shoqata e Avokatëve Penalist kërkuan që për personat që kapen me lëndë narkotike të përcaktohen dozat pasi sipas tyre kjo i penalizon të gjithë edhe ata që përdorin edhe ata që shpërndajnë lëndë narkotike.
Ndër amendimet e ofruara janë rritja e dënimit nga 25 në 38 vite burg për vrasësit e policëve si dhe ashpërsim të dënimit për krimet brenda familjes dhe fëmijëve. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal do të shqyrtohet nen për nen ditët ne vijim.
(jk/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com