Projektligji për prokurorinë ka një frymë të thellë drejt decentralizimit të punës hetimore. Në këto kushte, shefat e tyre janë më të dobët në kompetenca, duke dhënë vetëm udhëzime të përgjithshme, por jo vendimmarrje për çështjen nën hetim. “Në ushtrimin e funksioneve të tyre, prokurorët veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur, bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë.

Prokurorët i nënshtrohen udhëzimeve të përgjithshme me shkrim të prokurorit më të lartë,. 3. Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”-thuhet në këtë projektligj.