Prokurori egjiptian urdhëron lirimin
ish-presidentit egjiptian Mubarak

Prokurori egjiptian urdhëron lirimin<br />ish-presidentit egjiptian Mubarak
Një prokuror egjiptian ka urdhëruar lirimin e Hosni Mubarak. Ish-Presidenti Mubarak drejtoi Egjiptin për 30 vjet deri në vitin 2011 ku u rrëzua ndërsa prej gjashtë vitesh është në Spitalin Ushtarak të Kajros.
 
Lajmet për lirimin e Mubarak fillimisht erdhën nga avokati i tij Farid el-Deeb i cili deklaroi gjatë një interviste televizive se 88-vjeçari do të dalë të martën ose të mërkurën. Vetëm disa orë pas kësaj interviste mediat kanë raportuar se një prokuror një Kajro ka urdhëruar lirimin e Mubarak.
 
Lirimi i Mubarak është i pritshëm që kur që Gjykata e Lartë e Egjiptit apeloi që figura e tij të pastrohej nga akuzat. Shumë egjiptianë e kanë konsideruar vendimin për ta lënë ish-presidentin në paraburgim në spital më tepër çështje politike se ligjore.
 
Hosni Mubarak, pas vdekjes të qindra manifestuesve gjatë revoltës së vitit 2011 që i dha fund 30 viteve të tij në pushtet u akuzua për vrasje, por u lirua nga akuzat.
 
Më shumë se 846 persona u vranë gjatë kryengritjes popullore të vitit 2011 që zgjati 18 ditë dhe gjatë së cilit manifestuesit që kërkonin largimin e Mubarakut u përplasën me policinë dhe dogjën rajone të policisë, dhuna policore dhe abuzimi i forcave të sigurisë ishte një nga arsyet e revoltës. 
 
Ish-presidenti egjiptian, Hosni Moubarak është liruar nga akuzat ndërsa është mbajtur nën mbikëqyrje të lartë në një spital ushtarak në Kajro ku ai ishte ndaluar më parë, për shkak të shëndetit të dobët.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)