Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur këtë të mërkurë rrokatën e drejteusve në 5 prokurori në rang vendi. A1 Report ka mësuar se në krye të Krimeve të Rënda me firmën e Llallës është vendosur Blerim Tominaj, i cili deri më tani ka qenë drejtues i komanduar në këtë prokurori.

Tominaj është i njohur dhe si prokurori i dosjes së 21 janari, ku gardistët fituan pafajsi për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm.

Ndër ndryshimet e tjera të firmosura nga Llalla janë ato të  Besnik Canit, i cili shkon në krye të prokurorisë së Elbasanit, të drejtuar deri më tani nga Eugen Beci, Artenc Cela në krye të akuzës së Lushnjes, Agron Gjana drejtues në Durrës dhe Përparim Vukaj drejtues në Prokurorinë e Lezhës.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)