Prokurori i "Hajdarit" kapet në
flagrancë për 29 mijë euro ryshfet

Prokurori i flagrancë për 29 mijë euro ryshfet">
TIRANË - Kërkoi 29 mijë euro në këmbim të ndryshimit të akuzës për një person në hetim të cilit do t'i kthente lirinë arrestohet prokurori Haxhi Giu. Ai njihet dhe si prokurori që udhëhoqi hetimet për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit 16 vite më parë. Policia ka thotë se ka sekuestruar shumën prej 29 mijë euro por ato nuk i janë gjetur prokurorit në automjet.

Referuar deklaratë së policisë, e cila thotë se janë "sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma 29.000 euro", burime për Shqiptarja.com bëjmë me dije se, këtu bëhet fjalë për shumën që vëllai i Paulin Shporit i ka dhënë prokurorit Diu në pikën e këmbimit valutor. Për këtë policia disponon dhe pamje filmike.

Momenti i arrestimit me 29 mijë euro në makinë
Policia e Tiranës ka arrestua sot rreth orës 15:13 minuta në rrugën "Dritan Hoxha" në dalje të Tiranës. Momenti i arrestimit është regjistruar nga një kamer e vendosur në trupin e punonjësit të policisë që i komunikon urdhrin e arrestimit.
 
Prokurori i Krujës, Haxhi Diu po udhëtonte me mjetin e tij luksoz tip "Mercez Benz" me targë AA 669 AL, kur u ndalu nga policia.
 
Polici: Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, z. prokuror ka urdhër arresti për ty. Sigurojeni makinën në frena të lutem... Zbrisni me qetësi nga makina.
 
Prokurori komunikon me punonjësin e policisë duke i kërkuar që të mos shoqërohet me makinë e policisë, por efektivi i kërkon të dalë nga automjeti.
 
Siç mund ta shihni nga pamjet filmike, prokurori është shumë i qetë ndërsa polici i hap derën e automjetit dhe vazhdon të dërgojë SMS, ndërsa efektivi i flet.
 
Ndërsa efektivi i kërkon të vendosë makinën në frena dhe të dalë nga automjeti, Diu instinktivisht duket se prek një pako që kishte të mbështjellë me gazetën në sedijen e pasagjerit.

haxhi diu

arrestimi haxhi diu

Por si u arrestua prokurori?
Sipas hetimeve të prokurorisë së krimeve të rënda Giu kish kërkuar si garanci një pagesë prej 29 mijë euro për ti ndryshuar akuzën Paulin Shporit.

Këtë pagesë Aleks Shpori vëllai i Paulit e kish depozituar së bashku me prokurorin në një exchange në Tiranë. Pas marrjes së lekëve në formë garancie prokurori ka kërkuar në prokurorinë e përgjithshme ndryshimin e akuzës nga trafik narkotikësh në mos kallëzim krimi.

Kjo pretencë është rrëzuar në drejtorinë e hetimit në prokurorinë e përgjithshme dhe është lënë në fuqi ajo e trafikut të narkotikëve për të cilën Paulin Shpori është dënuar 8 vite burg.

Hetimet ndaj Haxhi Giut janë kryer nga task frocë e luftës kundër korrupsionit ndërsa prangosja e tij dhe e Aleks Shporit është bërë me vendim gjykate dhënë pak orë para arrestimit.

Në më pak se një javë ky është prokurori i dytë që arrestohet me firmë të Adriatik Llallës pas Petrit Vukaj të prangosur në Fier po për korrupsion.

haxhi giu me logo

Njoftimi i Policisë
Operacioni “PREMTIMI", nga ana e Seksionit për  Korrupsionin në Drejtorinë Vendore Policisë Tiranë. Arrestohen dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv. Arrestohet një Prokuror për korrupsion aktiv dhe një tjetër shtetas për korrupsion pasiv. Sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma 29.000 euro, e pamje filmike të ndryshme.

Më datën 02.12.2015, nga specialistët e Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë pas një hetimi dy mujor, në kuadër të Operacionit policor “REFORMA”u bë i mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasit e poshtë shënuar:

1- Haxhi Giu, 55 vjeç, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së  ndaj te cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë.
Më datë 02.12.2015 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale  veprën penale   “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” të parashikuara nga neni 319/ç dhe 319 i Kodit Penal.

2- Aleks Shpori, 29 vjeç ,  ndaj të cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me vendim datë 02.12.2015 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale  veprën penale   “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësië ” të parashikuar nga neni 319 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të proçedimit penal viti 2015 të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë ka rrezultuar se shtetasi Aleks Shpori ka pasur vëllain e tij Gj. Sh nën hetim me masën e sigurimit personal “arrest në burg” pasi ai në bashkëpunim me shtetasit I.R, A. B, B. Xh.P, A. B janë arrestuar në flagrancë më datën 29.08.2014 për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të komisariatit të Policisë Krujë.

Gjatë fazës së gjykimit shtetasi Aleks Shpori është takuar disa herë me prokurorin e kësaj çështjeje shtetasin Haxhi Giu të cilit i ka afruar shumën 29.000 euro në këmbim të ndryshimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” për vëllai e tij Gj. Sh. Nisur nga fakti që nuk është bërë e mundur ndryshimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Gj. Sh, nga ana e prokurorit të cështjes Haxhi Giu është kthyer mbrapsh shuma prej 29.000 euro tek vëllai i tij Aleks Shpori.

Nga ana jonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma 29.000 euro, DVD me pamje filmike të marra nga ambjente të ndryshme (lokale, exchange) ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Materialet ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësië ” të parashikuara nga nenet 319/ç dhe 319 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë lejen e gjykatës për të urdhëruar arrestimin e shtetasit Haxhi Giu, me funksion “Prokuror” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Korrupsioni pasiv....i prokurorit...”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. Vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, rezulton se prokurori Haxhi Giu, ka marrë përsipër që, në këmbim të një shume parash (euro), të zbusë akuzën për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar dhe i akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” në vitin 2014, së bashku me disa persona të tjerë. Shuma e saktë që i është premtuar prokurorit do të jetë objekt i hetimit të mëtejshëm. 

Ndërkohë që çështja kundër Paulin Shpori dhe të tjerëve po zhvillohej në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, vëllai i të akuzuarit, shtetasi Aleks Shpori, në muajin Shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu dhe i kërkon që, në këmbim të një shume parash, të ndihmonte Paulinin të dilte nga burgu.

Nga hetimi rezulton se prokurori Haxhi Giu ia ka bërë të qartë shtetasit Aleks Shpori se pozita proceduriale e të vëllait të tij është e vështirë dhe nuk mund ta ndihmojë. Pas këmbënguljes së shtetasit Aleks, prokurori i cakton një takim në Tiranë, fillimisht në një lokal dhe më pas së bashku shkojnë në një pikë këmbimi valutor. Sipas hetimit, në këtë pikë këmbimi valutor, shtetasi Aleks depoziton një shumë parash, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori.

Pas këtij takimi, Prokurori Haxhi Giu vihet në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të shtetasit Shpori. Prokurori Giu dërgon një informacion në Prokurorinë e Përgjithshme, sipas të cilit, nga shqyrtimi i elementëve të dosjes hetimore, duhet zbutur pozita proceduriale e shtetasit Paulin Shpori, nga i akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, në veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.

Kjo kërkesë e prokurorit Giu nuk u pranua nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila, pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorit dhe materialin hetimor të dosjes, konkludoi se shtetasi Paulin Shpori duhej akuzuar deri në përfundim të gjykimit për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, pra, me të njëjtën akuzë për të cilën po gjykohej deri në atë moment.

Në këto kushte, prokurori Giu vijon procesin gjyqësor dhe në përfundim, shtetasi Paulin Shpori dënohet me 8 vite burgim për veprën e “trafikut të lëndëve narkotike”.
Pas dhënies së vendimit, prokurori i çështjes takohet sërish me shtetasin Aleks Shpori në të njëjtën pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku i bën të ditur se, pavarësisht tentativave konkrete, nuk mund të bënte asgjë për të ndihmuar Paulinin. Ndërkohë, shtetasi Aleks Shpori ka tërhequr nga pika e këmbimit valutor shumën që kishte lënë “garanci” dhe është larguar pa e kryer “pagesën” ndaj prokurorit, për shkak se nuk u arrit të zbutej akuza për vëllanë e tij.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Haxhi Giu, me funksion “prokuror”, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda.

Po me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për shtetasin Aleks Shpori, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit...”. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit