ITALI - Janë rreth 1 milion emigrantë të paligjshëm, gati për të mbërritur në Europë. Ky është alarmi që lëshon prokurori i Palermos, Maurizio Scalia, i cili sqaron se nga të dhënat e tyre mësojnë se emigrantët qëndrojnë në brigjet e Libisë e gjithë Afrikës Veriore të gatshëm për të ndërmarrë sakrificën e rrezikshme drejt vendeve të BE-së.
Sipas prokurorit ka një trafik të pandalshëm personash, që shfrytëzohen nga trafikuesit e qenieve njerëzore për përfitime marramendëse në pagesat e këtij udhëtimi, që deri më tani u ka kushtuar jetën mijëra emigrantëve.
Maurizio Scalia ka shpjeguar më tej metodat e pagesave të zgjedhura nga organizata e trafikantëve të arrestuar ditën e sotme, dukshëm jo të ligjshme. 24 të ndaluarit, pjesë e të njëjtës bandë trafikimi, janë akuzuar edhe për sjellje abuzime të ndërmjetësimit financiar.
Sipas skemës së zbuluar nga prokurori, përllogaritet që udhëtimi nga Libia të kushtojë rreth 5 mijë dollar përmes shkretëtirës, më pas duhen 1,500 dollarë për udhëtimin në det. E pas mbërritjes në brigjet italiane dhe mikpritjes në kampet e emigracionit, ata detyrohen të paguajë sërish rreth 1,500 dollarë të therë për të mbërritur në vendet e Europës Veriore.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com