Prokurori Maksim Sota largohet nga sistemit i drejtësisë, SPAK kërkon të dënohet për lidhje me grupet e drogës, u arrestua gjatë operacionit “Shpirti”

Prokurori Maksim Sota largohet nga sistemit i drejtësisë, SPAK kërkon të dënohet për lidhje me grupet e drogës, u arrestua gjatë operacionit “Shpirti”

Maksim Sota

Prokurori i Vlorës Maksim Sota nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Sota ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni i prokurorit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kërkesë e cila është pranuar në 14 janar 2022. Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut, në 17 shkurt 2022, ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për prokurorin Sota, duke e përjashtuar për 15 vitet e ardhshme nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Procesi i verifikimit për prokurorin e Vlorës kishte nisur që në mars të vitit 2019.

Maksim Sota u arrestua nga SPAK në 2 korrik të vitit 2021, gjatë operacionit të koduar “Shpirti”, së bashku me 28 të tjerë, të dyshuar si pjesë e një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Arrestimet janë shtrirë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Pas arrestimit, për prokurorin Sota u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në 5 korrik 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të pezullonte nga detyra prokurorin Sota për shkak të procedimit penal të nisur ndaj tij.

Sota akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira, të cilën e paguante trafikanti. Në këtë banesë Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Prokurori i mohoi akuzat.

Gjithsesi, mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për "infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale". Në dhjetor të vitit 2021, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre është edhe prokurori Sota.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parku i mallrave Vlore: 24/04/2024 23:06

    Maksim Sota eshte nje sharlatane prokurore .Zoti Maksi ka legalizuar dokumetacione te fallcifikuara (leje ndertimi) vertetime hipotekore pa firmen e topografit ,ku fale punes se tij duke bashkevepruar me oficere te policise gjygjesore i deklaronte keto dokumenta si te rregullta nga ana juridike .Dhe si ordiner hajdut pulash i pushonte procedimet penale per parashkrim kohor .Duke penalizuar kallezuesin dhe favorizuar shoqerine e tij ordinere e hajduta pulash .Per kete ceshtje do denohesh prape per pjesmarje ne grup te strukturuar kriminal Maksi Xhonglieri

    Përgjigju
  • Vlore: 10/03/2024 08:08

    Maksi fshatari nga Lushnja qe kujtoi se ishte zoti i Vlores. Mbaj mend njehere o Maksi kur thoshe larte e poshte se filani ka bere aq leke e filani ka bere kaq leke dhe duhen goditur. Problemi eshte o Maksi se ti nuk i godisje per te bere drejtesi por doje ti godisje per te perfituar dhe ti ndonje leke. Ti Maksi ke qene prokurori me i korruptuar. Mora vesh qe te kishte vdekur dhe djali keto dite. Me erdhi shume keq sinqerisht por zoti e paska hakmarrjen shume te hidhur. Ke bere keq o Maksi dhe zoti te goditi atje ku te dhemb me shume. Gjynah per femijet e shkrete por ti o Maksi je nje koker llumi qe nuk e ke shokun. Prokuror kriminel.

    Përgjigju
  • Kokuqi: 23/02/2022 16:01

    Po ky prekuror ka mbylle dosje te krimeve qe jane bere ne vlore dhe prekurore te tjere qe jane sote punojne me trafikant dhe vrases qe rine ter diten se i mbajne me leke nuk i shikon shiku i shikon gjithe vlora te vene ne burg dhe mos te kene me shanc te futen ne sistemin e drejtesise as avukat mos te punojne se kane lidhjet

    Përgjigju
  • Iris: 23/02/2022 01:06

    Vetingu per Soten filloi ne 2019,ne 2020 merren info.e para per implikimin e tij me kriminele,ne 2021 arrestohe dhe pushohet,ne 2022,Sota jep doreheqjen dhe Vetingu ndalon veprimet e hetimit te tij dhe e perjashton per 15 vjet.Ketu kemi disa probleme.Ne rradhe te pare, Vetingu kushton shume dhe po ecen shume ngadale.A nuk do te ishte me mire qe ne raste te tilla, kur personi qe po vetingohet del qe ka lidhje me kriminele dhe pushohet e arrestohet,Vetingu t'i ndalohej me njehere se ky digjet automatikisht?Perse duhet te vazhdonte Vetingu 3 vjet,kur ky u dogj menjehere?Se dyti,ne e dime si jane pasuruar shumica e njerezve te drejtesise,por raste si ky Sota qe jane kapur /mat/me kriminelet jane me te rralla.A nuk do te ishte me mire qe raste te tilla ekstreme, te perjashtoheshin pergjithemone nga drejtesia,se 15 vjet me duket pak, vecanerisht per raste te tilla dhe kur llogarit dhe moshen e ketija? Cfare e pengon kete te riaplikoje perseri pas 15 vjetesh?

    Përgjigju
  • Opgj: 22/02/2022 22:17

    Maksi tani as në treg të zi nuk të blen njeri. Ik e hap ndonjë dyqan domatesh te pushimi shoferit në Lushnje

    Përgjigju
  • Gripi: 22/02/2022 20:43

    Maksim Sota llumi i prokurorise te Vlores qe duhej te ishte pas hekurave dhe jo me kete mase sigurie qe ka tani. I shfrytezuar nga grupi kriminal per prishje dhe devijim hetimesh si dhe per te goditur grupet rivale. Tani qe eshte pa pushtet do ishte mire dhe per vete ate te rrinte ne burg sesa ta gjejne ne ndonje kanal apo te hedhur ne det. Maksim e di vete ti cfare ke bere, keshtu qe mos kujto se te kane harruar.

    Përgjigju
    • Doktori: 23/02/2022 13:28

      Hajde Maks" suksese ne jete" , iku nje llum qe ne emer te drejtesise bente qoka per zullumqaret .Te ha Vlora Maks, sidomos kur hiqesh dhe je me keq se llumi e punon diten "per shtetin' e naten per kriminelet .More ate qe te takonte prej kohesh.

    • Mentori: 22/02/2022 22:13

      Ja edhe Mentor Mustafaraj qe sle njeri pa share... vazhdo Tori vazhdo se i more pronat

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral