Olsian Çela raporton në KLP: Gjyqtari i seancës paraprake është bërë si 'Zot hetimi', ta rishikojmë! 116 prokurorë mungojnë në sistem! Kemi kërkuar hetim për 4 hetues dhe një drejtues

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, paraqiti në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive.Gjithashtu sqaron se u dënuan 8 mijë e 371 persona dhe u shpallën të pafajshëm 144 të tjerë.

Për Prokurorin e Përgjithshëm duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake dhe kompetencat e tij pasi shpesh herë shfaqet si prokuror. Sipas tij është bërë si 'Zot hetimi'. .

Ajo që duhet riparë është sa duhet të kthehet në drejtues hetimi. Nëse njëher del si gjyqtar, njëher si prokuror, si do e shihni, si gjyqtar apo prokuror. Të shikosh e rishikosh ligje do të thotë se ke një vizion, një ligj. Unë mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte rishikim i kompetencave e gjyqtarit të seancës paraprake në fazën e hetimit", tha Çela.

Sa i përket marrëdhënieve me drejtuesit e prokurorive, Çela sqaron se janë evidentuar probleme në marrëdhëniet me drejtuesit e prokurorive lidhur me veprimtarinë organizative dhe administrative të tyre.

"Janë evidentuar: -probleme në cilësinë e informimit dhe raporteve që përcillen nga proku roritë e rretheve për Prokurorin e Përgjithshme, sipas përcaktimeve me aktet ligjore dhe nënligjore, -lidhur me ecurinë e veprimtarisë së prokurorive që drejtojnë, të dhënat statistikore periodike, kërkesat për informacion, raportimet periodike tre mujore, etj; -mospërmbushje e kërkesave për raportim dhe/ose informim sipas ligjit dhe zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme, etj", thotë Çela.

Gjatë vitit 2021, janë dërguar në gjykatë për kalimin për gjykim 10 mijë e 507 çështje me akuzë ndaj 12 mijë e 353 të pandehurve. Krahasuar me vitin 2020 rezulton një rritje prej 5,35 e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 7,38 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Ndër të tjera, prokurori i përgjithshëm sqaron se viti i pandemisë krijoi probleme në sistemin e prokurorisë edhe vettingu solli problem me vakancat.

"Kemi marrë masa për veprën penale për pastrimin e parave.Përgjatë vitit 2021,mungojnë 116 prokurorë në sistem. Kemi kërkuar rritjen me një numër prej 250 OPGJ, por deri tani janë emëruar vetëm 25", tha Çela.

Çela sqaroi se ka pasur performancë të lartë mbi 100% në prokuroritë Pukë, Kukës, Mat dhe Fier ndërsa performanca nën 70% ishte në prokuroritë Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë.

"Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %,  etj,  ndërsa përformanca më e  lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier, me tregues të përformancës mbi 100%", tha Çela.

Sa i përket hartës së re gjyqësore, Çela thotë se e ka mbështetur hartën e KLGJ dhe shton se do të ishte mirë të ishin afër qytetarit me prokurori e gjykatë në çdo rreth. Por në kushtet aktuale, nuk kanë luksin të kenë më shumë se 12 prokurori.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Raport i PP ne KLP per vitin 2021)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Çela: Duhet të rishikohet roli i gjyqtarit të seancës paraprake, shpesh del si prokuror! Të rishihet sa duhet të kthehet në drejtues hetimi

 

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka folur para mediave në përfundim të raportit vjetor që paraqiti në KLP dhe tha se duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake dhe kompetencat e tij pasi shpesh herë shfaqet si prokuror.

"Nuk e kritikova. Ajo që konstatova është që roli i gjyqtarit të seancës paraprake është i rëndësishëm por ka nevojë për rishikim. Nuk është përgjegjës për hetimin por kontrollues të hetimit. Na duhet një zgjidhje ligjore pa ngarkuar më tej ligjin. Kemi gjetur gjuhën e bashkëpunimit për ti trajtuar më shpejt, por ndihmon dhe prokurorinë e policinë e shtetit.

Aajo që duhet riparë është sa duhet të kthehet në drejtues hetimi. nëse njëher del si gjyqtar, njëher si prokuror, si do e shihni, si gjyqtar apo prokuror. Të shikosh e rishikosh ligje do të thotë se ke një vizion, një ligj. Unë mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte rishikim i kompetencave e gjyqtarit të seancës paraprake në fazën e hetimit", tha Çela.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë