TIRANE - Një prokuror i Prokurorisë së Tiranës ka vënë në alarm policinë pas denoncimit se i kishin vjedhur makinën.  Në fakt nuk ishte ashtu por ishte thjesht një “harresë” e prokurorit, i cili nuk mbante mend se ku kishte parkuar makinën.

Denoncimi , i prokurorit A.M lindur në Elbasan dhe banues në rrugën rrugen “Komunë të Parisit” është bërë më 11 maj në orën 08:00

“Mbrëmë me date 10.05.2013, rreth orës 20:30, ka parkuar mjetin në rrugën “Gjin Bue Shpata”, tek stadium “Selman Stermasi” dhe rreth orës 03:30, ka konstatuar te vjedhur, mjetin tip “Opel Corsa”, me targe EL 1157 C , ngjyre qielli, vit prodhimi 2001.”- thuhej në denoncimin e prokurorit.

Pas verifikimeve policia arriti në konkluzionin se ”. Mjeti në fjale i pretenduar fillimisht i vjedhur, pas verifikimeve te bera ka rezultuar se se personi ne fjale ka ngateruar vendin e parkimit dhe mjeti është gjendur i parkuar në rrugën “Ismail Qemali” në ish Bllok, i rregullt dhe pa probleme.

(sg/shqiptarja.com)