Prokuroria: Arma që vrau
Elenin, e Gardës ose e Policisë

Prokuroria: Arma që vrau <br />Elenin, e Gardës ose e Policisë
TIRANE- Nga ekzaminimi i dy plumbave të nxjera nga trupi i 33 vjeçares Eleni Basho dhe dy gëzhojave të gjendura në vendin e ngjarjes, është arritur në përfundimin se laburantja, nënë e dy fëmijëve është vrarë me pistoletë të llojit "Zastava". Sipas prokurorisë kjo pistoletë ka një përdorim shumë të vogël brenda kufinjve të shqipërisë, dhe se janë vetëm dy organizma shtetërorë që e përdorin në masë atë. I pari bën fjalë për Policinë e Shtetit, ndërsa i dyti bën fjalë për Gardën e Republikës. Nisur nga këto rrethana, prokuroria ka urdhëruar verifikimin e dy predhave dhe dy gëzhojavë në laburatorin shkencor të Policisë së Shtetit, për të bërë krahasimet e
nevojshme me pistoletat tip "Zastava" të Policisë dhe Gardës së Republikës, karakteristikat e të cilave janë të rregjistruara në laborator. Për shkak se vrasja është bërë nga një pistoletë e këtij lloji dhe që ka përdorim më së shumti në polici dhe Gardë të Republikës, prokuroria dhe policia kanë ngritur dyshime se personi që ka qëlluar mbi Eleni Bashon mund të jetë efektiv I këtyre dy strukturave shtetërore. Momentalisht këto dyshime janë duke u verifikuar me qëllim daljen në një konkluzjon përfund, ndërkohë që përparësi po i kushtohet edhe disa provave të tjera shkencore, prej nga shpresohet të hidhet dritë mbi autorin që mbrëmjen e 2 shkurtit hapi zjar me dy plumba në drejtim të laburantes Eleni Basho.

PREDHAT NË LABORATOR
Dy predhat dhe gëzhojat të kalibrit 9 mm të qitura nga një pistoletë e llojit "Zastava" pak ditë më parë janë marë në dorëzim nga specialitët e laboratorit shkencor që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme. Mësohet se pikërisht në laboratorin kriminalistik, janë të rregjistruara në kartoteka të veçanta të gjitha karakteristikat e pistoletave që janë në emër të punonjësve të policisë, Gardës së Republikës si dhe personave të tjerë (Prokurorë, gjyqtarë, etj)që shteti i ka autorizuar të mbajnë armë. Në "lupën" e ekspertëve të laburatorit shkencor do kalojnë vetëm karakteristikat e pistoletave "Zastava" që janë të rregjistruara në kartotekën e laburatorit. Kuptohet që bëhet fjalë për qindra të tilla, por një gjë e tillë momentalisht është duke u verifikuar me qëllim nxjerjen e përfundimit se nga kush armë e llojit "Zastava" mund të jenë qëlluar dy predhat që i morën jetën laburantesEleni Basho. Në rast se predhat dhe gëzhojat nuk përkojnë me të dhënat e këtyre armëve, atëherë mundësia për gjetjen e armës së krimit do vështirësohet për prokurorinë dhe policinë e Tiranës. Kjo situate mund të sjellë dhe kthesë për sa I përket gjëndjes momentale të organizatorit të vrasjes Ilia Basho, i cili tashmë qëndron në burg me masën e sigurimit "arrest në burg". Për shkak të mos gjetjes së armës së krimit, gjykata e Apelit ose ajo e Lartë, mund ti konsiderojë si të pavleshme dëshmitë e katër personave, dhe për pasojë të vendosë lirimin e personit të vetëm të arrestuar nga prokuroria Ilia Basho.

SMS KOMPROMENTUES
Vetëm një mesazh telefonik ka bërë që prokuroria dhe policia të dalin në përfundimin se burri i viktimës Eleni Basho, Ilia Basho, ka gisht në vrasjen e bashkëshortes së tij.
"Prit dhe ca ditë, prit se pastaj do rregullohemi"- është përmbajtja e mesazhit, prej nga hetuesit e grupit hetimor kanë nxjerrë konkluzjonin se Ilia Basho është i implikuar në vrasje. Kjo provë është plotësuar edhe me disa prova të tjera, të cilat sipas prokurorisë janë disa dëshmi që nuk tregojnë lidhjen sentimentale mes Ilias dhe Yllkës, pasi një gjë e tillë është pranuar nga atavetë, por diçka më tepër, që për momentin nuk është e nevojshme të bëhet publike. Ndërkohë që po punohet maksimalisht edhe për sa i përket
nxjerjes së të dhënave nga antenat telefonike, pasi mendohet se dy persona të dyshuar si pjesëmarës në këtë vrasje,m ditën e krimit kanë qënë shumë afër vendit të krimit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)