Prokuroria për krimet e rënda ka përfunduar hetimet dhe kërkon nisjen e gjykimit për 8 persona, të cilët kultivonin kanabis në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë të Vlorës, të cilët u arrestuan në 4 tetor të 2016, ku u sekuestruan rreth 7250 rrënjë kanabis të mbjedha dhe në proces tharjeje.
Në 4 tetor të 2016-ës policia arrestoi 11 persona, 8 prej të cilëve prokuroria ka kërkuar nisjen e gjykimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Në 2016 në prangat e policisë ranë, Taulant Haxhiraj, Renaldo Avdyli, Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baço, Reshat Radhima dhe Marjus Bajrami të cilët akuzohen për “Kultivimi të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, gjithashtu në atë kohë u arrestuan edhe Klajdis Imeri dhe Anis Pajo të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.
Nga ky hetim janë veçuar 4 persona të dyshuar për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike, hetimi për të cilët ka kaluar në Prokurorinë e Vlorës.
Në 4 tetor të 2016-ës, FNSH dhe policia e Vlorës sekuestruan 7250 rrënjë kanabis
Në tetor të 2016-ës policia sekuestroi 2000 rrënjë bimë narkotike në proces tharjeje dhe 5250 rrënjë kanabis të mbjella në disa zona.
Sipas prokurorisë në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte shtetasi Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë, të cilët kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.
Këta persona në bashkëpunim kultivonin bimë narkotike në disa zona të Vlorës. Gjatë muajve Prill dhe Maj të vitit të kaluar, ky grup ka siguruar disa sipërfaqe toke në pyll, kullota dhe toka në pronësi të shtetit ose të disa personave dhe kanë filluar kultivimin e Kanabisit.
Operacioni i Tetorit ‘mbërtheu’ Shefin e rendit Vlorë dhe efektivin
Ish-shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe oficeri i Policisë në Komisariatin e Tepelenës, Gani Abazi, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në shkurt të 2017 pasi dyshoheshin se kishin dekonspiruar operacionet e policisë për kanabisin në Qarkun e Vlorës.
Redaksia Online
ER.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO