Prokuroria e Përgjithshme:
Vlerësojmë mbështetjen nga Kuvendi

Prokuroria e Përgjithshme:<br />Vlerësojmë mbështetjen nga Kuvendi
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme shpreh vlerësimin pozitiv për mbështetjen që Kuvendi i Shqipërisë shprehu për aktivitetin e institucionit, në seancën plenare të ditës së sotme. në seancën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë votoi Rezolutën për Raportin “Mbi Gjendjen e Kriminalitetit për vitit 2013” të Prokurorit të Përgjithshëm, me 85 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”.
 
Në rezolutë, ligjvënësit vlerësuan arritjet e institucionit, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë vitit të kaluar, si edhe nxisin forcimin e mëtejshëm të forcës goditëse, në përmbushje të këtyre dy prioriteteve të rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
 
Gjithashtu, në diskutimet e tyre, deputetët shprehën gatishmërinë për t’i ofruar mbështetjen organit të Prokurorisë në drejtim të forcimit të kapaciteteve ligjore, njerëzore dhe logjistike, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit.

Për institucionin e Prokurorisë, mbështetja nga ana e Kuvendit të Shqipërisë është një shtysë shumë e rëndësishme për të vijuar me intensitet të lartë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe për forcimin e bashkëpunimit me të gjithë institucionet ligjzbatuese vendase dhe ndërkombëtare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë