Akuzat për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix/ Arta Marku kërkon hetimin e ish-ministrit Niko Peleshi

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetimin e ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se prokuroria ka kërkuar hetimin e Peleshit pas publikimit në disa media të lajmit se kur ishte ministër i Buqjësisë ka lejuar të futen në vend pesticide të dëmshme për njerëzit. Përmes një shkrese që kryeprokurorja Arta Marku i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës, thuhet se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpëroruar detyrës duke lëshuar urdhrin për zhllokimin e këtij insekticidi i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët.

"Bashkëlidhur ju dërgojmë  për vlerësim ligjor sipas kompetencës, të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë, ka lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të ligjit "Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", pa cenuar sekretin hetimor, kërkojmë informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit", thuhet në shkresën që Arta Marku i dërgon Prokurorisë së Tiranës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • popull i thjeshte: 04/09/2019 14:42

    ky edhe plumbin e ka pak. nuk e di, a hane edhe keta cfare shitet ne treg? po femijet e ketyre nuk hane prodhimet shqipetare dhe a nuk thithin te njejtin ajer? eshte e patolerueshme. Zoti te na ruaj femijet...!!!!

    Përgjigju
    • Zoti Vetë: 03/05/2020 16:51

      Silikon Mix, holokaust për shqipëtaret e paditur,përsëritet hitoria,por këta neo-Mauthausesen-Gusen(lexoni DEBILA...) Përse xhahnëm nuk bleni një konfeksion me koçifox, dhe jepjuani Familjes Tuaj ndyresira të PASHËMBËLLTA !?!??????

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë