Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot me anë të një deklarate për shtyp për aksionin e policisë në Shkodër, ku u godit një grup kriminal dhe u arrestuan 15 persona, prej të cilëve 13 shqiptarë dhe 2 të huaj.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, operacioni është koordinuar mes dy vendeve Shqipërisë dhe Belgjikës. Prokuroria theksoi se grupi i strukturuar kriminal grabiste në Belgjikë.

Zedhenesja e Prokurorise shtoi se ne kuader te operacioni u kontrolluan banesat e grupit kriminal dhe u gjetën sende të vjedhura. Kështu në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 150 mijë Euro, 4 automatikë, 2 pistoleta, 1 pushkë, 15 orë të shtrenjta, bizhuteri, 3 makina edhe 2 motorë
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, anëtarët  këtij grupi kriminal dyshohet se kryenin vjedhje jashtë Shqipërisë dhe pastaj i shisnin sendet e vjedhura . Shumat e mbledhura i çonin pranë familjeve të tyre. 

ATSH