Prokuroria italiane ka kërkuar plot katër shekuj burg për 37 anëtarët e bandës Italo-shqiptare të cilët janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike si marijuanë, heroinë, kokainë.
/Shqiptarja.com
Ky rrjet kishte si drejtues familjen mafioze italiane të Andrea Leo dhe partnerja e tij Maria Valeria Ingrosso. Kjo familje rezulton të jetë e lidhur me organizatën mafioze të 'Sacra Corona Unita"-transmetojnë mediat italiane.
Hetuesit italianë thonë se ky klan i strukturuar kriminal ka lidhje me rrjetin shqiptar, i cili drejtohej nga Kristaq Boci, ku sipas informacioneve ai së bashku me grupin e tij transportonte drejt Italisë sasi të madhe Heroine.
Shqiptarët e arrestuar për trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim janë:
Kristaq Boci, 47 vjeç nga Vlora
Klaid Hasanaj, 48 vjeç
Emiliano Sulka, 23 vjeç
Pëllumb Drenova, 56 vjeç
Bilal Bocaj, 49 vjeç
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com








