Prokuroria italiane përgëzon
qeverinë për ndërhyrjen në Lazarat

Prokuroria italiane përgëzon<br />qeverinë për ndërhyrjen në Lazarat
Prokurori i Antimafias i Leçes, Cataldo Motta, në një intervistë telefonike për "Top Channel" ka përgëzuar autoritetet shqiptare për ndërhyrjen e saj në Lazarat.

“Për ne është një nismë shumë e rëndësishme, sepse identifikimi i këtyre plantacioneve të kanabisit është bërë edhe falë ndihmës së Guardia di Finanza-s. Është shumë e rëndësishme që të shkatërrohen, sepse do të ulet ndjeshëm trafikimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria. Është një nismë shumë e rëndësishme dhe meriton suksesin, që do të ketë padyshim”, tha Cataldo Motta.

Nëpërmjet policisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe të gjithë institucioneve të saj, qeveria shqiptare ka këtë vendosmëri të fortë.

“Jemi shumë të interesuar në këtë ndërhyrje të policisë. Dhe, për mua është një ngjarje shumë e rëndësishme, për të cilën shkojnë duartrokitjet e mia personale, për autoritetet shqiptare”, shtoi më tej Motta.

I pyetur nëse autoritetet italiane kanë kërkuar më parë ndërhyrjen në Lazarat, Motta shprehet:

“Kemi sinjalizuar dhe kërkuar shumë herë, që të ulej numri i këtyre plantacioneve dhe të ndërhyhej për shkatërrimin e tyre. Dhe Lazarati, për atë që ne na rezulton, është zona ku është më shumë i përhapur kultivimi i kanabisit”, u shpreh Motta.

Sipas prokurorit të Antimafias së Leçes, nëse do t’u kërkohet, autoritetet italiane do të jenë të gatshme për të ndihmuar palën shqiptare në luftën e nisur kundër kanabisit.

Marrë nga "Top Channel"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn