Prokuroria: Ja si funksiononte grupi

INFO, PROKURORIA TIRANE
(Të nderuar ! Në mbrëmje jeni njoftuar nga ana e Policisë së Shtetit lidhur me ndalimet e një grupi personash për shitje dhe shpërndarje lëndësh narkotike. Më poshtë janë disa të dhëna hetimore shtesë nga Prokuroria e Tiranës mbi këtë operacion)
 
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, në bazë të një hetimi të përbashkët dhe të nisur nga informacionet e Policisë së Shtetit, janë ndaluar disa persona, pjesë e një grupi të gjerë, të cilët shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe heroinë në disa zona kryesore të kryeqytetit. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se xhiroja momentare e këtij arrin në vlerën e mbi 7 milionë lekë të reja në muaj.
Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë janë nxjerrë pasi janë bashkuar në një procedim të vetëm disa referime nga ana e Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve, persona të ndryshëm ishin aktivë në shpërndarjen e kokainës dhe heroinës në zonën e « Rr. Elbasanit », Sauk, te zona e « Tiranës së Re », etj.
Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë së Tiranës, u arrit në përfundimin se shtetasit e ndaluar vepronin kishin lidhje me njëri-tjetrin, pavarësisht se dukej se vepronin në mënyrë të pavarur.
Hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar mekanizmin se si funksiononte ky grup, nga të cilët deri më tani janë evidentuar mbi 20 persona.
Shtetasi Julian Bushati siguron ne sasi te konsiderueshme lenden narkotike te llojit heroine tek persona ende të paidentifikuar për momentin. Sasia qe merr tek ky shtetas eshte rreth 100-200 gram çdo 5 dite. Me pas, kete sasi e perpunon ne banesen e tij duke e tre fishuar me perberes te tjere. Per kete , ai disponon mjete dhe ka pershtatur njeren dhome si minilaborator. Pasi perpunon lenden narkotike, e dergon ne sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek shtetasi Sokol Kllapi dhe pjesen tjeter e shperndan ne persona te tjere.
Shtetasi Kol Kllapi se bashku me shtetasen Sonila Dinoshi, kane marre nje apartament me qera. Sasia e lendes narkotike ndahet ne porcione 0.3 gram nga Sokoli dhe Sonila (te dy jane perdorues te lendes narkotike heroine dhe krak), duke paketuar rreth 200-250 porcione (copa). Nje porcion shitet 1.000 leke te reja. Xhiroja ditore e kryer prej shtetasive Sokol Kllapi dhe Sonila Dinoshi eshte 200.000 – 250.000 leke te reja, fitimi ditor eshte 90.000 -120.000 leke te reja.
Shtetasi Julian Bushati shet edhe vete sasi lende narkoti  ke te ndara ne doza. Per te shitur dozat e lendes narkotike ky shtetas perdor shtetasin e identifikuar me emrin Armando Murati, i cili per shitjen e lendes narkotike te llojit heroine perdor nje motorr skuter. Duke qene se cilesia e lendes narkotike ‘’heroine’’ eshte e cilesise me te mire ne treg, klientela e perdoruesve eshte ne rritje. Shperndarja e lendes narkotike fillon ne oren 08.00 te mengjesit, deri ne mbremje. Per te shperndare lenden narkotike, shtetasi Sokol Kllapi ka blere se fundmi nje automjet te vogel per te mos rene ne sy, e tipit Ford Fiesta. Ne Maj 2015 eshte bere e mundur sekuestrimi i nje doze lende narkotike nga shtetasi Armando Murati. Kjo doze narkotike u dergua per ekspertim kimik ne laboratoin e Drejtorise Policise Shkencore e cila sjell pergjigjen, ku thuhet se lenda e dyshuar narkotike e sjelle tregoi per pranine e Heroines.
Ne vijim, jane zhvilluar hetime dhe jane konstatuar edhe bashkepunetoret e ketyre personave.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës