Një ditë pasi u lanë të lirë me masë sigurimi detyrim paraqitje Report Tv zbardh dosjen e çiftit grabitës me pult.

Sipas materialit të prokurorisë rezulton se ata kryenin grabitjet në parkimet e qëndrave tregtare ku pasi studionin zonën dhe automjetin që do grabisnin hynin në aksion duke përdorur pultin magjik.

Në vjedhje merrte pjesë direkt Devis Muka ndërsa shoqa e tij Matilda Mërtiri ruante lëvizjet e personave të cilët parkonin automjetet.
 
Në grabitjen e fundit kryer nga ky çift rezulton se ata kanë marrë nga automjeti në pronësi të L.Luzit katër parfume, një orë Rolex, një palë syze Royban si dhe 260 euro.

Por si u lanë të lirë pak orë nga arrestimi i policisë dy të rinjtë?
Lirimi i tyre erdhi me vendim gjykate por ajo çka lë hije dyshimi është kërkesa e prokurores Elina Kombi në vlerësimin e masës së sigurisë së dy të rinjve.
Ka qenë kërkesa e akuzës që ndaj dy të rinjve të caktohet masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje”. 

Por a mundet gjykata të caktojë një masë më të rëndë sigurie nga ajo çka kërkon prokuroria?
Referuar nenit 244 të kodit të procedurës penale siç dhe shihni në këtë faksimile, pika tre thotë shprehimisht që Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori.

Devis e Matilda qëndruan në pranga vetëm për pak orë, ndërsa prokuroria dhe pse ka pasur të faktuar vjedhjet e kryer nga të rinjtë nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse nuk kërkoi burgosjen e tyre por detyrim paraqitje.

Redaksia Online
(U.Shqiptarja.com)