I pandehuri Konstandin Xhvuani ne GJykaten e Tiranes gjate caktimit te Mases se Sigurise (Foto ATSH, Flor Abazi)
-Xhuvani kërkon 10-të ditë kohë për mbrojtjen
TIRANË, 10 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot dënimin maksimal për Konstandin Xhuvanin, i cili akuzohet se ka vrarë katër persona mëngjesin e katër nëntorit 2014 në Tiranë, pas një konflikti të çastit.
Gjatë seancës së zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, prokuroria radhiti konkluzionet e saj, teksa kërkoi burgim të përjetshëm për 25-vjeçarin, djalin e ish-Deputetës së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani.
Në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar këtë të martë, i pandehuri ka kërkuar 10 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen përballë dënimit ekstrem që organi i akuzës.
Në seancën e kaluar, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Xhuvanit për gjykim të shkurtuar, ç'ka do të thotë se me pranimin e saj dhe me një proces të shkurtuar, Xhuvani i shpëton burgut përjetë. Seanca e radhës ndaj Konstandin Xhuvanit do të mbahet më 23 Shkurt ku pritet që avokati të paraqesë argumentet e të riut për të mos marrë dënimin me burg të përjetshëm./a.g/









