TIRANË - Hetimet zbardhin dinamikën e vrasjes së shefit të krimeve të Burrelit, komisarit të policisë, Musa Skurës në janar të 2013.
7 muaj pas ngjarjes tragjike në fshatin Suç të Matit, ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë shefi i krimeve të komisariatit të Burrelit, Musa Skura, e pak ditë më pas ai humbi jetën në një spital të Foggia-s në Itali, ku ishte dërguar për kurim, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen me prova e fakte.
Menjëherë pas ngjarjes u arrestuan: Fitim Alla, Edison Lleshi dhe Vilson Mikurti, të cilët ndodhen në masë sigurie “arrest me burg”, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se autor vrasjes në rrethana cilësuese është i riu Fitim Alla.
Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar nga dinamika e ngjarjes se policia e Burrelit ishte vënë në ndjekje të autorëve, pasi kishte informacion se ata kryenin veprimtarinë e transportimit të municionit, shitjes apo blerjes së tij.
Pasi të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit të komisar Skurës për të ndaluar, i pandehuri Fitim Alla është përleshur me efektivin e policisë, duke gjuajtur dhe me armë luftarake në drejtim të tij.
Sipas kërkesës për gjykim, të dorëzuar nga Krimet e Rënda, efektivi i policies, Musa Skuraj është goditur me armën tip automatik, që i përket të pandehurit, Fitim Alla.
Pas ngjarjes, Alla e ka pranuar autorësinë dhe ka shprehur pendim për aktin e vrasjes, ndërsa Lleshin dhe Milkurtin organi i akuzës do t’i hetojë trafik armësh, për bashkëpunim në ngjarje dhe armbajtje dhe prodhim të municioneve pa leje.
Pas vdekjes, për Musa Skurën u akordua titulli “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u organizuar një ceremonial shtetëror për varrimin e tij. Komisari 48-vjeçar ishte babai i tre fëmijëve.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Trafiku i fishekëve, adoleshentët qëllojnë shefin e krimeve