Prokuroria: Limajt t’i ndalohet
hyrja në Ministrinë e Infrastrukturës

Prokuroria: Limajt t’i ndalohet<br />hyrja në Ministrinë e Infrastrukturës
PRISHTINE - Nëse gjykata e miraton një kërkesë të prokurorit Johaness Pickert, Fatmir Limaj nuk do të guxojë që t’i afrohet objektit të Ministrisë së Infrastrukturës.
 
Prokurori që po e ndjek penalisht themeluesin e Nismës për Kosovën për shumë vepra penale të korrupsionit, në dy raste të ndara, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e një mase sigurie për Limajn dhe të tjerët, shkruan sot “Koha Ditore”.
 
Ai po e sheh të nevojshme që t’i ndalohet hyrja apo afrimi objektit të Ministrisë që në kohën sa e ka drejtuar më shumë se tre vjet quhej Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës.
 
Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, ka thënë se do ta bëjë një kundërshtim lidhur me kërkesën e prokurorit. E ka quajtur të pakuptimtë dhe pa bazë ligjore e faktike.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan