Prokuroria mbyll 60 dosje pasurie
shpërthen inspektori Ganaj

Bilanc dramatik i Prokurorisë sa i takon luftës kundër korrupsionit në nivele të larta. Në harkun kohor prej dy vitesh, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë ka referua në Prokurori 159 kallëzime penale për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe pastrim parash. Vetëm për një pushtetar, ILDKP ka konstatuar mbi 2 milionë euro të pajustifikuara. Për vitin 2014, ILDKP ka referuar 75 dosje, ndërsa për vitin 2015, ka depozituar në Prokurori 84 dosje. Nga 159 kallëzime, asnjë zyrtar nuk është ndëshkuar. Për 84 kallëzime, Prokuroria ka regjistruar vetëm 63 çështje në regjistrin e veprave penale, ndërsa vetëm 30 për qind të tyre i ka referuar në gjykatë, kryesisht kryekomunarë dhe zyrtarë të nivelit të ulët. Bilanci është bërë dje nga Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, në Komisionin e Ligjeve, teksa prezantoi raportin e punës vjetore.

“Kemi bashkëpunim të mirë me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave etj., por dosjet vazhdojnë të mbeten në Prokurori. Ka dy vjet që nuk ka asnjë rezultat konkret, edhe pse kemi shprehur shqetësimin. Arsyetimet kanë qenë skandaloze. Gruaja e një zyrtari deklaron qindra milionë lekë nga puna part time dhe kjo gjë prokurorit nuk i bën përshtypje”, ka deklaruar Ganaj.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve