Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen ndaj të miturit të akuzuar për vrasjen e Martin Canit, 18 nëntorin e vitit 2024 pranë shkollës “Fan Noli” ku të dy mësonin. 14-vjeçari akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri.
Prokuroria njofton zyrtarisht se po heton veçmas për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës. Kujtojmë se Martin Cani 14 vjeç dhe autori bashkëmoshatar u zunë edhe në ambientet e shkollës ditë para vrasjes dhe hetimet do zbulojnë nëse stafi, rojet e sigurisë, mësuesit apo psikologët e kanë bërë siç duhet detyrën që mund të kishte parandaluar tragjedinë.
“Hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete”, njofton organi i akuzës.
![]()
Ajo që dihet është se prindërit e të miturve nuk u njoftuan nga shkolla për sherret që kishin nisur mes fëmijëve, ndërsa aludime të shumta janë hedhur se autori i i mitur ka pasur edhe thikë në shkollë.
Një ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi një kërkesë të radhë të të 14-vjeçarit për të dalë në masë arresti shtëpiak, dhe e la në qeli në institucionin e të miturve në Kavajë.
I mituri u përlesh me Martin Canin dhe shokun e tij, i cili mbeti i plagosur me thikë pas sherrit që kishin nisur mes tyre nxitur nga platforma TikTok. Pikërisht kjo ngjarje e rëndë pranë shkollës detyroi qeverinë të shkojë drejt mbylljes së TikTok për vetë efektin negative që sjell tek të vegjlit.
S.G/r.k./Shqiptarja.comProkuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M.
Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024/
Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.
Komente

