Prokuroria merr në pyetje Gjergj Lezhjën

Prokuroria merr në pyetje Gjergj Lezhjën
TIRANË - Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, bashkë 2 inxhinierë dhe tre gardistë janë marrë në pyetje nga prokuroria e Përgjithshme në cilësinë e personave që kanë dijeni për këtë ngjarje, për llogari të procedimit penal të regjistruar nga Task-Forca, për dyshimin e kryerjes së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bashkëpunim nga zyrtar të Këshillit të Ministrave, të cilët dyshohet se kanë kopjuar dhe më pas fshirë pamje filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë ditën e demonstratës së 21 Janarit, hetuesit kanë marr në pyetje pesë persona, bën të ditur sot gazeta Shekulli.
Ata akuzohen për fshehje dhe fshirje të pamjeve filmike të regjistruara nga serveri qendror i kamerave të sigurisë.
I pari, që është pyetur për këtë fakt ka qenë Gjergj Lezhja me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i kryeministrisë, tre punonjës të Gardës së Republikës që ditën e demonstratës ishin të vendosur me detyrë pranë zyrës së vrojtimit ku ndodhej serveri qendror i kamerave të sigurisë dhe dy inxhinierët e IT-së, njëri punonjës i kryeministrisë dhe tjetri i Gardës së Republikës. Të gjithë këta janë marrë në pyetje me cilësinë e personave që kanë dijeni për çështjen”-thanë zyrtarët e prokurorisë. Këta të fundit, nuk përjashtuan faktin se në përfundim të hetimeve, për ndonjërin nga këto persona që janë marrë në pyetje do të ngrihet akuzë konkrete, pasi janë të vetmit persona që kishin akses në zyrën e vrojtimit të kamerave të sigurisë ditën e demonstratës së 21 Janarit 2011.

Sipas këtyre burimeve, asnjëri nga të pyeturit nuk ka pranuar faktin se ka ndërhyrë në kopjimin apo fshirjen e pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë. “Nuk kam dhënë urdhër për kopjim apo fshirje të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë ditën e demonstratës së 21 janarit. Serveri nuk punonte prej kohësh”,- mësohet se ka thënë ndër të tjera Lezhja. Ndërkaq, edhe të pyeturit e tjerë, nuk kanë pranuar se kanë ndërhyrë apo fshirë pamjet filmike në server, duke shprehur edhe mos dijeninë e tyre për një veprim të tillë nga ndonjë punonjës i kryeministrisë.
(burimi: gazeta Shekulli)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg