TIRANE- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Këtë gjë e bëri të ditur dje anëtari i komisionit hetimor, Spartak Braho i cili theksoi se nënkryetari i KLD-së po hetohet nga organi i akuzës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur Çefa ka qenë kryetari i AKKP-së. Konfirmimi i Prokurorisë është bërë për Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi.